Silvio Berlusconi

Berlusconi: Nëse do isha kryeministër, nuk do e kisha mbështetur Zelenskyn

13 Shkurt 2023, 14:56| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 15:00

  • Share

Silvio Berlusconi nuk do ta kishte takuar Volodymyr Zelensky nëse do të ishte kryeministër. Arsyeja?

 “Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të vendit tuaj dhe masakrës së ushtarëve dhe civilëve të tij. Mjaftonte që Zelensky të ndalonte së sulmuari dy republikat autonome të Donbasit dhe kjo nuk do të kishte ndodhur, ndaj e gjykoj shumë, shumë negativisht sjelljen e tij”, tha Berlusconi.

 Lideri i Forza Italia, i pyetur nga gazetarët teksa po largohej nga qendra e votimit, shpjegoi gjithashtu se, sipas tij ka vetëm një mënyrë për t'i dhënë fund luftës:

“Biden duhet të marrë Zelensky dhe t'i thotë që  është në dispozicionin e Ukrainës kur të mbarojë lufta m një plan 9 trilion dollarë për të rindërtuar Ukrainën, me një kusht, që nesër të urdhërosjë armëpushim, edhe sepse duke filluar nga nesër nuk do t'ju japim më dollarë dhe nuk do t'ju japim më armë


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Hakerat rusë sulmojnë faqet online të NATO-s! Kadyrov: Jemi gati për të pushtuar Kievin


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?