Silvio Berlusconi

Berlusconi: Komentet për pushtimin rus janë keqinterpretuar! Ukraina: Ai ka pirë vodka ruse

20 Tetor 2022, 23:24| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 23:30

  • Share

Reagimeve të ashpra pas publikimi të disa audiove ku bënte fajtor rezistencën ukrainasi për luftën e Rusisë kundër, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i konsideron të tepruara pasi sopas tij komentet ishin keqinterpretuar dhe “të nxjerra jashtë kontekstit”.

“E gjithë kjo është nxjerrë jashtë kontekstit. Është përhapur pa e ditur kuptimin e fjalëve të mia, me qëllimin e vetëm për të përhapur shpifje dhe dezinformata”, tha ish-lideri 86-vjeçar.

Publikimi i audios ka sjellë një ‘tërmet’ në politikën italiane ndërkohë që ka pasur edhe reagim nga vetë Ukraina.

“Shpresojmë që ky qëndrim, i shprehur më shumë se një herë, të jetë vetëm një opinion privat i zotit Berlusconi, i cili nuk mund dhe nuk do të mbështetet nga partia e tij apo nga personalitete të tjera dhe nga forcat politike të koalicionit të qendrës së djathtë”. Ky ka qenë qëndrimi i ambasadës së Ukrainës në Romë.

Por i fortë ka qenë një reagim i Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

 “Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë. Ndërsa zoti Berlusconi është nën ndikimin e vodkës ruse në shoqërinë e ‘pesë miqve të Putinit’ në Evropë, Giorgia Meloni demonstron parimet e vërteta dhe kuptimin e sfidave globale. Secili zgjedh rrugën e vet”, ka postuar në italian ai në Twitter.

Paraditen e sotme, Giorgia Meloni, kryetarja e partisë "Vëllezërit e Italisë" që fitoi zgjedhjet parlamentare në Itali ka bërë ​​një paralajmërim të ashpër ndaj Silvio Berlusconit. Meloni vazhdimisht ka shprehur mbështetjen e saj ndaj Ukrainsë, ndërsa në reagimin e saj pas publikimeve të audiove të bisedave të Berlusconit, ajo thotë se Italia është pjesë e Evropës dhe NATO-s, dhe kushdo që është kundra nuk mund të jetë pjesë e qeverisë. Berlusconi rrezikon të humbas ndikimin e çdo përfshirje në qeverinë e re, për shkak tëmiqësisë së tij të rivendosur me presidentin rus Vladimir Putin". 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?