Berlini refuzon kërkesën e Greqisë për të anuluar shitjen e nëndetëseve gjermane Turqisë

28 Janar 2021, 13:30| Përditesimi: 28 Janar 2021, 13:33

  • Share

Qeveria gjermane ka refuzuar sërish kërkesën greke për të ngrirë shitjen e gjashtë nëndetëseve të ndërtuara nga Gjermania për Turqinë.  Sipas informacioneve të Protothema.gr,  një gjë e tillë  është diskutuar në bisedën telefonike mes Ministres Gjermane të Mbrojtje dhe Ministrit të mbrojtjes greke Nikos Panagiotopulos . Ai kërkoi Berlinit të pezullonte programin e shitjes së gjashtë nëndetëseve të tipit 214,  duke argumentuar se ato do të përdoren nga Erdogan për të ndjekur një politikë ekspansioniste turke në Egje dhe Mesdheun Lindor.

Ministri gjerman i Mbrojtjes thuhet se u përgjigj se programi për të ndërtuar dhe për të shitur në Turqi gjashtë nëndetëset e tipit 214 nuk mund të ndalet  apo edhe të vonohet - sepse prodhuesi Thyssen  ka lidhur kontratën që në vitin 2002.

Refuzimi i qartë i qeverisë Merkel, madje edhe për të shtyrë dorëzimi i nëndetëseve në Turqi, tregon qëndrimin e Berlinit ndaj Athinës dhe Ankarasë.
Komunikimi i Nikos Panajotopulos me Annegret Krab-Karenbauer u iniciua nga Ministri Gjerman i Mbrojtjes në kontekstin e përgatitjeve për bisedimet që do të ketë javën e ardhshme me homologun e tij turk Hulusi Akar . 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?