Ish- kryeministri Sali Berisha

Berisha: Yuri Kim i ka kërkuar SPAK-ut arrestimin tim! U shkonte çdo javë në zyrë

22 Prill 2023, 10:39| Përditesimi: 22 Prill 2023, 10:47

  • Share

TIRANË- Sali Berisha është shprehur se ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i ka kërkuar SPAK që ta arrestonin, por sipas tij, nuk “iu plotësua dëshira", sepse nuk ka asnjë provë që rëndon ndaj tij.

“Shkonte çdo javë në ‘SKAP’ dhe thoshte: pse se arrestoni. Ata do e bënin me kënaqësinë më të madhe, por s’kishin prova”, tha Berisha në një intervistë për Abc News.

Ai vijoi akuzat duke thënë se Prokuroria e Posaçme është në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

 “Mbyllen çështje monstruoze, drejtësia sot është organizata më e kapur e këtij vendi”, tha ai.

Nga ana tjetër, nëse zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar i mbylli çdo derë duke i thënë se edhe nëse fiton në zgjedhje, ‘Non Grata’ nuk i hiqet, Berisha e interpreton ndryshe këtë mesazh.

“Mesazhi i Escobar ishte se SHBA-të do bashkëpunojë me çdo force politike që fiton zgjedhjet”, deklaroi Berisha.

Më tej, u ndal çështja “McGonigal”, duke këmbëngulur që kryeministri Edi Rama është në hetim, edhe pse vetë SHBA ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë në kulmin e tyre. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 22/04/2023 12:00

    Qe zonja Kim paska ushtryar presion ne SPAK per arrestimin tuaj eshte e pa tolerueshme,por duke dal bllof per cdo deklarim zor se ben lajm kjo qe thoni,ose SPAKu nuk zbaton love fjin mbi konfidencialitetin ne punen e tij.Shqiptaret ne shumice nuk jane te kenaqur me punen e SOAKut si me zotin Kraja ashtu dhe zotin Dumani vecanerisht ne hetimin e politikaneve te larte ku ju jeni ne vend te pare.Ne rast se SpAK sic thoni ju nuk ja prova atehere te dale me vendim qe zoti Sali Berisha eshte shume i osster dhe ka zbatuar gjithmone ligjin

    Përgjigju
  • e drejta: 22/04/2023 10:51

    FAKTI QE NUK TE KANE ARRESTUAR DO TE THOTE QE ATO JANE ME TY ...SE NDRYSHE NGA DO TA MERRJE VESH TI O BANDIT SE AMBASADORJA KIM KA KERKUAR ARRISTIMIN TEND

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?