Berisha uron besimtarët për Kurban Bajramin: T’i lutemi Zotit që përkushtimin dhe sakrificën e shqiptarëve ta kthejë në të mira

28 Qershor 2023, 10:34| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 10:40

  • Share

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. Në një postim në facebook, Berisha ftoi besimtarët në lutjen ndaj Zotit që përkushtimi dhe sakrifica e shqiptarëve të shndërrohen vetëm në të mira.

“Besimtarët myslimanë shqiptarë sot kremtojnë ditën e Kurban Bajramit, ditën e mëshirës, durimit, përkushtimit dhe sakrificës së tyre ndaj Krijuesit për veten e tyre, familjen dhe vendin e tyre. Ndaj dhe ju ftoj që së bashku le të urojmë nga zemra gëzuar këtë Ditë të Shenjtë, dhe t’i lutemi Zotit të Madh që të gjithë durimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo shqiptari ta shndërrojë në të mira për të, familjen dhe vendin e tij.  Gëzuar!”-shkruan Berisha.


Lajmi kryesor:

Sot Kurban Bajrami, uron politika! Begaj: Ditë reflektimi! Rama: Gëzuar! Tabaku e Alibeaj: Më shumë mirësi për njëri-tjetrin


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?