‘Territorialja’, Rithemelimi i Berishës: Të shtohen 34 bashki të tjera! Në mbledhjen e grupit parlamentar i bashkohen vetëm 15 deputetë

14 Shtator 2022, 12:26| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 18:58

  • Share

TIRANË- Duke akuzuar për një pakt Rama-Basha mbi reformën administrative të vendit, PD e Rithemelimit prezantoi sot propozimin e saj për ndarjen e re të vendit, që në kushtet kur PS i ka mbyllur dyert e ndryshimit, do e çojnë në kuvend si projekt-ligj.

'Ne përgatisim variantin tonë, të cilin e kemi shumë të qartë se me një armik të lirisë së shqiptarëve, si Edi Rama, që bën gjithçka për të dominuar dhe sunduar vullnetin e tyre, kjo platformë nuk do miratohet.'- tha Berisha.

Berisha tha se grupi i Alibeajt, bëri pazar të papërgjegjshëm me Edi Ramën, ku ishte rënë dakord që të votohej vettingu dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Por, sipas Berishës, ky pazar ishte sa për të kaluar radhën pseudomazhoranca, pasi dje deklaroi se nuk ka asnjë detyrim. E ndonëse PS e bëri të qartë një ditë më parë se nuk do ta ndryshojë hartën e vendit, demokratët e Berishës kërkojnë shtimin e 34 bashkive.

Propozimet për hartën e re u bënë në një mbledhje të deputetëve, të thirrur nga Luçiano Boçi, i cili në PD e Rithemelimit njihet si kreu i grupit parlamentar. Por ftesës së tij, veç deputeteve të grupit ‘Berisha’, pozitivisht ju përgjigj vetëm deputetja e Shkodrës Greta Bardeli, e cila mbërriti në selinë blu, kur mbledhja po mbaronte.

Kujtojmë se grupimi Alibeaj në draftin e tyre të reformës territoriale, propozuan hartë të re me 92 bashki dhe 6 rajone. Nga 12 qarqe Grupi Parlamentar i PD propozon rigrupimin në 6 Rajone, që përmbledhin Rajonin Tiranë-Durrës; Rajoni Shkodër-Lezhë; Rajonin Kukës-Dibër; Rajonin Gjirokastër-Berat; Rajonin Fier-Vlorë dhe Rajonin Elbasan-Korçë.

Ora 12:59
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: Të jenë 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore më shumë

 

Rithemelimi i Partisë Demokratike ka bërë propozimin e tij në lidhje me hartën e re Territoriale. PD e Berishës ka propozuar që në total të jenë 95 bashki dhe të shtohen 34 njësi vendore më shumë.

Harta e re territoriale njësive vendore e propozuar nga PD e Rithemelimit përmban dy nivele të qeverisjes vendore:

Bashkia, niveli pare.

Rajoni (Qarku)

Bashkitë

95 Bashki asimetrike,

Janë 34 njësi vendore më shumë se ndarja aktuale 61 Bashki

50% e bashkive qendrore do të mbulojnë krahas funksioneve të shërbimeve publike e social kulturore edhe shërbimin transportit dhe të zhvillimit të territorit për bashkitë rurale.

50 % e bashkive të tjera do të kenë funksione të kufizuara, kryesisht në kryerjen e shqërbimeve publike, bujqësore, aktivitete kulturore dhe asistencë sociale e nxitje të punësimit. Ato do ti delegojnë funksionet e menaxhimit urban tek njësitë qëndrore mbi një bazë kontratete bashkëpunimi.

Lidhur me nivelin e dytë, PD e Berishës i përmbahet konceptit evropian të rajoneve.

Ajo është e pregatitur për të ofruar dy opsionet e saj për nivelin e dytë të qeverisjes vendore

Fomimin e një ndarje të re Rajonale me 5 Rajone

Tirana, kryeqytet metropolitan me nje bashki qendrore dhe14 bashki me Kopetenca te kufizuara

Ky ishte në thelb drafti paraprak i grupit të punës, i paraqitur për tu diskutuar e aprovuar prej jush të nderuar deputetë.

Ora 12:32
'Territorialja', Berisha: Grupi i Alibeajt bëri pazar me Ramën, pasi votoi zgjatjen e afateve të vettingut

 

Sali Berisha në një komunikim për mediat tha se grupi i Alibeajt ka bërë Pazar me Edi Ramën për reformën territoriale që të votohej vettingu. Por sipas Berishës, pseudomazhornca bëri Pazar sa për të kaluar radhën, pasi deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi.

'Një nga dështimet madhore i reformën territorial. Kjo reformë është një dështim pasi ishte presupozuar që të lehtësonte barrën e administratës mbi qytetarët shqiptarë. Rrogëtarët që këta qytetarë paguajnë për njësi vendore. Nga 420 bashki dhe komuna, sot në 61 njësi qendrore, personeli është më shumë nga ato që paguheshin në 420 njësi. Kjo reformë nuk ishte që gjë tjetër veçse ajo e punësimit partiak. Në pazaret e mëparshme, siç ka rezultuar apo bërë publike me të cilat PD sot s’ka asnjë lidhje, ishte rënë dakord që të votohej vetting dhe ai do të lëshonte 4 bashki. Pazar i papërgjegjshme jashtë të gjitha kritereve përveç pazarit, biznesit. Ishte një Pazar sa për të kaluar radhën, pasi pseudomazhoranca deklaroi se nuk ka asnjë lloj detyrimi. Unë falendroj grupin e punës së ka bërë një punë serioze për të paraqitur një platformë të re të reformës territoriale.'- tha Berisha.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hysni: 14/09/2022 18:20

    Kshu jane keto te shpifurit skane asgje per tu lavderuar vetem krime kane bere

    Përgjigju
  • OIi: 14/09/2022 18:19

    Hahahahah ik o sali ik futja vetes

    Përgjigju
  • banues: 14/09/2022 17:52

    edhe 10 miljon bashki po te keshe ti sdo fitosh kurr o sali

    Përgjigju
  • nazmi: 14/09/2022 17:51

    DO nja 100 bashki ky saliu cdo fshat nje bashki se ska mundesi tjeter.

    Përgjigju
  • Lenci: 14/09/2022 15:32

    Perderjsa ai lajm ka dal dmth qe esht e vertet se vec ju tpd po flisni e se pranoni se keni frikn e vertetes ahahahah

    Përgjigju
  • Osman: 14/09/2022 15:29

    Shkojn ua vendosin fajin tjereve se kshu jan msu kta me mbulu zhulin

    Përgjigju
  • ilir97: 14/09/2022 15:28

    Sa stonon protesta me mbledhjen tende , ne proteste i kishe mbledhur nga ana anes me lek ndersa ne mbledhje nuk ta pjerdh njeri me or plak

    Përgjigju
  • Klevi: 14/09/2022 15:25

    Si grup i percare qe jeni eshtu do perfundoni , duroni edhe pak se te gjithe e keni vendin pas hekurave

    Përgjigju
  • Luan97: 14/09/2022 15:23

    Kur nuk merreni vesh me njeri tjetrin ju , cfare prisni ? te vini ne pushtet e te merreni vesh me popullin?

    Përgjigju
  • Kujtim: 14/09/2022 15:19

    Pd full me kriminela edhe zihen edhe brenda njeri tjtr

    Përgjigju
  • Marli: 14/09/2022 15:19

    Kryekrimineli vazhdon te dali para popullit si vje zor sikur te zhdukeshit do benin mire

    Përgjigju
  • Ylli: 14/09/2022 15:16

    ketij nuk i vijne ne mbledhje , likes nuk i shkojne ne proteste , e kuptoni qe keni marre fund nuk ju mbeshtet njeri

    Përgjigju
  • beni: 14/09/2022 13:27

    a te zhduken nje here e me pare keta opozitaret se si shum na kan hapur barkun duke dal per te folur ne kte vend

    Përgjigju
  • klara: 14/09/2022 13:26

    keto te Pd zihen me njeri tjetrin lan nam

    Përgjigju
  • Luan: 14/09/2022 13:06

    Po pse lodhesh mor sali se nuk te mer njeri per baze ty , rrezik edhe shqiperia do te te shpalle non grata e te shkosh te strehoesh ne rusi

    Përgjigju
  • Alban: 14/09/2022 13:05

    Kto jane bere brek e bythe bashke , perzihen , behen lemsh me njeri tjetein dhe mendojne qe populli i beson se dalin kundra njeri tjetrit

    Përgjigju
  • taulant: 14/09/2022 12:54

    ore nuk i kam kuptuar kurre keta gjithe keto kohe , kush eshte me ke , albeaj lulzimi dhe berisha treshja simpatike qe ndahet dhe bashkohet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?