Berisha tha se rusët kanë dashur ta blejnë me 'shuma marramendëse', Balla: Minimalisht është moskallëzim krimi, uroj ta ketë dëgjuar SPAK

17 Mars 2022, 13:39| Përditesimi: 17 Mars 2022, 14:04

  • Share

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, taulant Balla e ka konsideruar 'moskallëzim krimi' deklaratën e Sali Berishës sot se kishte marrë oferta me 'shuma marramendëse' nga kompania ruse e gazit Gazprom në kohën që ka qenë kryeministër. Po në Kuvend Balla deklaroi se kjo është tentativë për korrupsion, duke 'uruar' që SPAK të ketë dëgjuar deklaratën e Berishës.

"Minimalisht është moskallëzim krimi. Është tentativë korrupsioni dhe është krim. Uroj ta dëgjojë SPAK, ta thërrasë drejtësinë meqë Gazprom ka arritur deri aty sa ti afrohet kryeministrit ti ofrojë ryshfet është e rëndë", tha Balla.


Lajmi kryesor:

Hyn sasia e parë e gazit natyral nga TAP! Berisha: Refuzova ofertën përrallore nga kompania e gazit rus për të mirën e popullit! Balla: Minimalisht, moskallëzim krimi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?