Berisha takim virtual me demokratët në Londër, sulmon ambasadorin e Britanisë në Tiranë: Është njëlloj McGonigali! Bën gafën epike: Kam respekt për Madhërinë e saj

18 Mars 2023, 17:46| Përditesimi: 18 Mars 2023, 19:30

  • Share

Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim virtual me bashkatdhetarët në Londër. Në fjalën tij përballë një grupi demokratësh shqiptarë në Londër, ish-kryeministri në fjalën e tij hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka zëvendësuar rregullat e shtetit ligjor me atë të shtetit mafioz.

I shpallur ‘non grata’ nga Britania e Madhe, Berisha sulmoi ambasadorin britanik në Tiranë, Alstair King Smith, duke e cilësuar si McGonigal. Sipas Sali Berishës ai ka mashtruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në çdo gjë që u ka dërguar atyre për të. Berisha e ka cilësuar atë si një diplomat të korruptuar.

'Por po nga të njëjtat pozita, me të njëjtën mënyrë veproi edhe ambasadori  i Britanisë së Madhe, Alstair King Smith. Edhe ky është një lloj McGonigali, i cili ka mashtruar qeverinë e Madhërisë së saj në çdo gjë që i ka dërguar për Sali Berishën. Unë ju them ju, shumë shpejt do të i bëj publike një për një trillimet e ulëta të një njeriu të korruptuar këmbë e xhep. Por Britania e Madhe është shtet ligjor dhe unë kam besim të madh tek drejtësia e vendit ku keni ju. Ky diplomat i korruptuar, pasi ka mashtruar qeverinë e tij, bashkë me një paraardhësin e vet, vazhdon ta mashtrojë.'- tha Berisha.

Gjatë sulmeve ndaj ambasadorit britanik në Tiranë, Sali Berisha ka bërë një gafë epike. Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II. Pasi i përsëritën se po gabon, (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha kërkoi ndjesë.

'Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë. Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt. Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë... madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.

Ora 18:47
VIDEO/ Nuk shkon dot në Britani pasi është shpallur Non Grata, Berisha ‘takim virtual’ me shqiptarët e Londrës, lë gafën epike: Kam shumë respekt për madhërinë e saj

 

Ish kryeministri, Sali Berisha në pamundësi për të shkuar në Britaninë e Madhe ka mbledhur në një takim virtual shqiptarët e Londrës në një takim virtual. Por pavarësisht se duket se i kishte menduar të gjitha “detajet”, Berisha ka lënë një gafë epike. Ai u shpreh se është mirënjohës ndaj qeverisë së madhërisë së saj, të ndjerën Elisabeth II. Pasi e ka kuptuar se gaboi (megjithëse se e tha gati 3 herë), Berisha ka kërkuar ndjesë duke qeshur.

“Ambasadori Alastar Smith, është njëlloj McGoinigal. Ky njeri vazhdon të mashtrojë, i thotë qeverisë së tij se Berisha po përpiqet të sulmoje ambasadorin dhe qeverinë e Madhërisë së saj. E vërteta është se ambasadorit i jam betuar se do e sulmoj publikisht për atë që ka bërë. Por e vërteta është se unë nuk e kam sulmuar kurrë qeverinë e madhërisë së saj, për të cilën kam shumë respekt. Dua të dini ju, se ky filloi të ndjekë... madhërisë së tij (qesh) madhërisë së tij, më falni.”- tha Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armando Fatkar Gazi Çafaj: 18/03/2023 20:15

    O çfar gallate ka me Sali Bajgën i ka hik truni të shkretit flet roma për toma. E hajde boje ktë kryekarministër.

    Përgjigju
  • tosi: 18/03/2023 19:48

    ahhahahahaha po normale je i dobet

    Përgjigju
  • Joni: 18/03/2023 19:47

    Ik o sali se kot flet

    Përgjigju
  • Goni: 18/03/2023 19:47

    Ee mo berishe sna le njeher te qet

    Përgjigju
  • Dori: 18/03/2023 19:46

    Budalliqet e tua skane fund

    Përgjigju
  • Nori: 18/03/2023 19:45

    O non grada ka mbaruar koha jote

    Përgjigju
  • goni: 18/03/2023 19:40

    o edi rama kape rrase ne burg kete non-grate se qelbi dunjane....

    Përgjigju
  • Hahw: 18/03/2023 19:01

    Ka pjerdhur nga trute

    Përgjigju
  • O bishe!: 18/03/2023 18:59

    Ta ka ba mutin ne koke Britania.

    Përgjigju
  • Sarina: 18/03/2023 18:54

    O berish vetem akuza di te besh,per asgje tjeter nuk je.

    Përgjigju
  • Alisa: 18/03/2023 18:08

    Po kur flet ti o non grata,vetem burgun meriton

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?