Berisha dhe Meta në fushatë, kreu i PL kërkon votat e kuksianëve me kandidatin e primareve! Ish kryeministri: Jemi në fazën e dytë të revolucionit do fitojmë

25 Shkurt 2023, 11:00| Përditesimi: 25 Shkurt 2023, 13:08

  • Share

Njëri në jug, e tjetri në veri, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë nisur takimet elektorale për zgjedhjet vendore. Por teksa ish kryeministri fokusin e ka te revolucioni, kreu i Partisë së Lirisë po shfaqet në takime me kandidatët e Berishës për kryebashkiakë.

Në fokus të tij ishte revolucioni, që pas protestave, ish kryeministri thotë se fazën e dytë e vijon me përballjen për bashkitë.

 “Ne vijmë në këtë fushatë elektorale, në kushtet e monizmit njësoj si në vitin 1991. Ne jemi në një revolucion, sigurisht nuk ka revolucion ku merr pjesë shumica, sepse shumica nuk bëhet misionare, misionarë bëhen idealistët. Revolucionet i bën pakica, fitoren e firmos shumica. Një nga rrafshet më kryesore të revolucionit është që kandidatët tanë të jenë fitimtarë.”- tha Berisha.

Edhe Ilir Meta ka nisur të shfaqet me kandidatët e dalë nga primaret në krah. Pas Durrësit, Elbasanit e Kamzës, kreu i Partisë së Lirisë prezantoi edhe kandidatin e Rithemelimit në Kukës me strukturat e ish LSI.

Qëllimi tha ai, është një, largimi i kryebashkiakëve të Ramës dhe kthimi i llogaridhënies te qytetarët.

“Sipas marrëveshjes që kanë firmosur disa muaj më parë vetë Berisha e Meta, në bashkitë që fitohen nga kandidatët e PD së Rithemeluar, Këshillat Bashkiakë do të drejtohen nga përfaqësuesit e Partisë së Lirisë. Kjo e fundit është edhe asi nën mëngë i Berishës për regjistrimin e kandidatëve, në rast se gjykata nuk I jep të drejtën e vulës.”- tha Meta.

Meta nuk u kursye as për t'i thurur lavde Berishës, ku e përgëzoi për rrugën në Kukës, pasi nuk e ndjeu fare.

Ora 11:38
Meta i 'thur lavde' Berishës: E falenderoj për rrugën e Kukësit, nuk u lodha kur erdha! Për inat të Saliut dikur Rama s'kalonte këtej

Kreu i Partisë së Lirisë ka vendosur të thurë lavde për Berishën për rrugën e Kukësit. Meta u shpreh se Rama aso kohe ka qenë kundër ndërtimit të kësaj rruge.

“Një falenderim për PD për procesin e primareve, që na bën nder dhe ne që ta mbështesim. Për një fitore të pa diskutimeshme. Kur erdha këtu më pyetën a u lodhe, po si mund të lodhem me këtë rrugë? Një falënderim i takon Berishës, mbaj mend atëherë që Rama ishte kundër atë kohë. Tani më kujtohet sesi i bëjnë lekët rrushë e kumbulla për rrugë që mezi rregullohen.”- thotë Meta. Mu kujtua kjo, se ai ca kohë nuk dilte këtej, për inat të Saliut ikte nga Maqedonia kur donte të shkonte në Kosovë.

Ora 11:13
Berisha: Shteti ka një inspektoriat financuar nën urdhrat e Arben Ahmetajt, ka 1 mijë denoncime por SPAK-u hesht

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK-un se po mbron ish ministrin Arben Ahmetajn.

“Ka 1000 abuzime për djegësit dhe Arben Ahmetajn. Po pse SKAPI i partisë hesht? Arreston Dervishin, mirë bën, po pse nuk arreston inspektorin që mbylli sytë, ministrin nga i cili varej ky instruktor, që ishte Ahmetaj. Po pse? Se ky institucion ishte i kapur. A e dini që këta ministra, më shpesh shkojnë në Dubai sesa vijnë në Gjirokastër? A e dëgjuat Ahmetajn që thoshte se pasaporta e tij nuk ishte aty. Këta mbajnë nga 3 pasaporta për të mos u diktuar. Këta janë një bandë që nuk e nxë toka. Ku arrin kjo bandë? Arrin të korruptojë kryezbuluesin e SHBA-ve, McGonigalin. Ata që e bëjnë këtë janë më bespremët që nga koha e Skënderbeut.”- thotë Berisha.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 25/02/2023 17:28

    Bese prere jeni vetem ju se te gjithe ata qe ju vinin nga mbraba i vrave ose i perjashtove nga partia demokratike.Dhe ata qe te vine nga mbrapa dhe te tjeret qe mburren se jane pd i ke zbritur nga malet e i ke mbledhur nga shpellat qe skane 2 grame tru dhe ti beni ju si tju doje qefi.

    Përgjigju
  • abc: 25/02/2023 12:10

    ky srb eshte bere si ata pleqte qe shohin nga vrima e celesit dhe enderrojne te jene ne dhomen tjeter....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?