Berisha:Skenarët e Ramës të
frikshëm, zero interes kombëtar

9 Nëntor 2017, 12:41| Përditesimi:

  • Share
Akuza të forta kanë ardhur sot nga ish-kryeministri Sali Berisha ndaj Edi Ramës, teksa e quajti këtë të fundit si kryeministrin me zero interes kombëtar. Berisha tha se as nuk mund ta imagjinojë çfarë skenarësh është në gjendje të bëjë Rama, vetëm që në vend të drejtojë krimi e bandat. Sipas tij, drjetësia është mbërthyer si kurrë më parë nga krimi dhe është paralizuar nga narkoshteti.

“Kur unë kam parë filmin e narkos, mendoja se çfarë sajimesh arrin të bëjë hollivudi për të paraqitur gjendjen tragjike, por kur shoh skenaret e Ramës shoh se ata kanë qenë thjesht delitantë, kur shoh se çfarë skenarësh arrin të bëjë ky. Qeveria e Ramës ka zero interes kombëtar. Shqipëria është ngërthyer në mbrojtjen e trafiqeve, në paralizën e narkoshtetit, vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega”, tha Berisha.

Më tej, ai foli për shqiptarët që jetojnë jashtë trevave tona, duke sjellë në vëmendje rasti Kumanova. Duke e cilësuar atë një ngjarje tragjike të stisus nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe Rusisë, Berisha tha se duhet një hetim ndërkombëtar për këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve.

“Ka ndërmarrë masa antishqiptare ndër më të egrat që ka njohur Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. Ai synon ripopullimin e këtyre trevave të pastërta shqiptare me refugjatë nga territoret tjera të Ballkanit dhe jo vetëm. Për këtë qëllim, në dhunim të ligjeve të Kushtetutës dhe Konventave të tjera, regjimi i Vucic ka zëvendësuar udhëheqësit e Preshevës me vasalë të tij, të cilët marrin vetëm në një mbledhje mbi 50 vendime të diktuara nga Beogradi, të miratuara plotëissht nga Rama, i cili është i angazhuar në një betejë për jeta e vdekje në mbrojtje të trafiqeve dhe aferave të tij skandaloze. Forca albanofobike dënon me 750 vjet burg shqiptarët në procesin e Kumanovës, një proces i stisus tërësisht nga shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe me siguri dhe ato ruse, në të cilin me ngjarjen tragjike të Kumanovës, albanofobët kishin qëllim të popullonin qytetin përjetësisht shqiptarë të Kumanovës. Kërkoj hetim ndërkombëtar, ndëshkimin me forcën më të madhe t ligjit të atyre albanofobëve që inskenuan një skenar tragjik, që kushtoi kaq shumë jetë dhe tani vazhdim me burg. Këtu ka një qeveri, e cila ka shpallur se ka zero probleme me fqinjët, në të vërtetë ka zero interes për kombëtarëve”, shtoi ish-kryeministri. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?