Politikë

Berisha sfidoi Blinken, ish-deputeti i PD-së në Repolitix: Pranimi në gjykatë i padisë fitore e ish-kryeministrit! Analisti Meçe: Në çdo vend pranohen çështjet, e ka shkelur demokracinë me '15 këmbë'

26 Tetor 2021, 22:02| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 22:53

  • Share

Sali Berisha tha sot nga Kavaja se gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij kundër sekretarit amerikan Antony Blinken për shpifje. I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ish-deputeti demokrat Keltis Kruja tha se kjo është një lloj fitoreje nga ana e Berishës. Kruja tha se Berisha ka zgjedhur rrugën e drejtë ligjore për të faktuar të vërtetën e tij.

‘Është një luftë politike mes Bashës dhe Berishës dhe kjo duket qartë. Për mendimin tim Berisha ka zgjedhur një rrugë që është rruga më normale që mund të zgjedhje një njeri. Nuk ka zgjedhur që të përgjigje as më lëvizje e me ngritje turmash, por me rrugë ligjore. Zgjedhja e Sali Berishës, që gjyqtari ka pranuar kërkesën është një lloj fitoreje e Berishës sa i përket çështjes së tij personale. Kushdo që të ishte do t’i ftonte ato që të paraqiste faktet. Franca ka një traditë për të tilla procese. Berisha po merr ato që i takojnë në PD, po i kthen dinjitetin e PD-së. Ai po artikulon disa gjëra që gjithë anëtarësia e PD-së do t’i dëgjojë.’- u shpreh Kruja.

Por analisti, Arben Meçe thotë se kjo që po bën Berisha është e gjitha një lëvizje amoralitetit dhe sipas tij nuk ka gjykatë në botë që nuk të pranon një çështje. Sipas Meçes, kërkesa e PD-së në gjykatën e Paristit është e panjohur dhe nuk dihet se çfarë ka thënë.

‘Gjithë kjo lëvizje ka amoralitet. Nuk ka gjykatë që nuk e pranon çështjen! Nuk tha do i drejtohem gjykatës, por tha avokatit në Francë, kaluan dy muaj e gjysmë që nga ajo ditë. Blinken nuk ka dalë në emision, ka folur në emër të SHBA. Ai ka mbajtur qëndrim të pastër politik dhe nuk ka bërë shpifje në termin normal. Në çdo vend të botës trajtohen çështjet, pa kushte. Amoraliteti nuk ka brirë. Nuk pranon gjykatësi pranon institucioni. Avokati pas dy muajsh e gjysmë ka pranuar çështjen, ndaj Sali Berishës nuk ka akuzë, ka një deklaratë, nuk të dua o zotëri!. Të ngresh moralin e Sali Berishës sot është pandershmëri e jotja, jo e imja. Cila është kërkesa e Sali Berishës? Nuk dihet se çfarë çështje është, ku e pe... Ka thënë E ka shkelur demokracinë me 15 këmbë.’- tha Meçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • NERTIL: 27/10/2021 18:38

    Per nje pune te mire gazetareske do ju kerkoja te verifikoni sa e vertet eshte kjo padia.. populli shqiptar ka nje thenie... e thena nga e bera jane shume larg... ps: jam perpjekur te shoh a ka ndonje padi neper gjykatat franceze , por pa sukses

    Përgjigju
  • Iris: 27/10/2021 02:47

    Z.Mece nuk eshte e vertete qe cdo ceshtje pranohet nga gjykatat,mjafton dy raste te permendim:1-Rasti i Shkelzen Berishes ne U.S.A dhe 2-Rasti i ligjit kunder abortit i Teksasit,te cilin Gjykata supreme federale nuk pranoi t'a degjonte,por e la te hynte ne fuqi.Por eshte tjeter gje pranimi i nje ceshtjeje,nga te fituarit,ose te humburit e saj.

    Përgjigju
  • Jimmy: 27/10/2021 01:09

    Lere ato paret e vjedhura neper evrop se te gjatin do maresh!!!te jesh i sigurt qelbanik bie ere 1mile larg!I babezitur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?