Berisha: S’e pranojmë kurrë të përfaqësohemi nga i emëruari i Ballës, Rama proces mafioz për Presidentin

21 Prill 2022, 10:02| Përditesimi: 21 Prill 2022, 10:09

  • Share

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha u shpreh se nuk do ta pranonte kurrë një proces negociatash me PS-në kur këto të fundit e kanë zgjedhur vetë Alibeajn.  

“Në mbledhjen e grupit theksova se opozita s’mund të përfaqësohej kurrë me të emëruar nga Taulant Balla. Kjo praktikë merr fund. Së dyti denoncova me forcën më të madhe praktikën mafioze që ndjek Edi Rama për procesin e zgjedhjes së Presidenti, praktikë kjo që përlyen qartësisht me  aspektet e saj mafioze çdo lloj pjesëmarrje në një procese të cilën në kushte normale duhet të merrnin pjesë të gjitha palët, nuk ka asnjë qëllim tjetër veçse të nxjerr nga zyrat e tij njeriun që do dhe që komandon”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Negociatat me PS për Presidentin, dështon mbledhja e grupit të PD! Berisha-Alibeajt: Je i përzgjedhuri i Ballës, as Rama s'të përfill! Kreu i grupit: S'ke asnjë rol në parti, vjen bën zhurmë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?