Ish-kryeministri Sali Berisha

Berisha: Rama pagoi zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën, demokratët s’do ia falin këtë akt të turpshëm 

27 Janar 2023, 18:09| Përditesimi: 27 Janar 2023, 19:18

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të hedhë akuza ndaj kryeministrit Edi Rama se ka paguar ish-zyrtarin e FBI-së Charles McGonigal për të dëmtar opozitën shqiptare. Nga Kazma, në 32-vjetorin e themelimit të PD-së, Berisha tha se demokrattë nuk do ia falin Ramës këtë akt të turpshëm. Berisha tha se Rama duhet larguar sa më parë, pasi ka përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën.

“Ky kryeministër i cili për pushtetin e tij arrin të korruptojë një nga dy tre njerëzit më të rëndësishëm për sigurinë e SHBA dhe të botës së lirë. E kontrakton atë për misione të shkatërrimit të opozitës, ne zotohemi se Rama do të bëhesh përgjegjës deri më një për këtë. Demokratët nuk ta falin këtë akt të turpshëm, anti kombëtar, anti-kushtetues.

U bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, pavarësisht nga bindjet e tyre politike, shtroni pyetjen vetes; çfarë përfaqëson për ju një kryeministër që rekruton me korrupsion një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të vendit përgjegjës për sigurinë në botë, për karrigen e tij. Çfarë normash ka. Çfarë përfaqëson ky njeri duke përdorur një aset rus për të shkatërruar opozitën e vendit të tij. Ky është një armik i juaj, pavarësisht nga bindjet politike, një turp i joni, pavarësisht nga bindjet politike. Ky duhet shporrur një minutë e më parë, sepse është fatkeqësi e madhe kombëtare”, tha Berisha.

Berisha u ndal sërish në akuzat se Rama po mban peng vulën e PD-së dhe se po bën gjithçka për ta shkatërruar PD-në. Por Berisha thotë se nuk do ta lejojnë këtë gjë.  

“Po bëjnë gjithçka për asgjësimin e PD. Po bëjnë gjithçka për spastrimin etnik të shoqërisë. Dëshmon se është i aftë të shkelë çdo parim, çdo moral që të qëndrojë për vete në pushtet. Rama është një armik i egër i votës së qytetarëve shqiptarë, duke plaçkitur, grabitur votën ai kaloi nga mandati në mandat. Tani mendon se me vendime anti-demokratike, duke mbajtur peng vendimin e gjykatës, t’i japë një goditje shkatërruese PD-së. Kjo s’do të ndodhë kurrë. Ne jemi sot këtu për t’u betuar se Edi Ramës do t’i rezervojmë fatin e etërve të tij barbarë. Monizmin e tij nuk do ta tolerojmë kurrë më”, tha Berisha.

Nga Kamza, Berisha lëshoi akuza kundrejt kryebashkiakut socialist Rakip Suli, dukë thënë se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha e cilësoi si vëllain siamez të ‘Erion Betonit’, referuar kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ish-kryeministri thotë se Suli ka prishur shkollat, ndërkohë që ishin në gjendje të mirë, vetëm për të vjedhur para dhe e akuzoi se merre 4/5 e vlerës së investimit në çdo shkollë.

Ora 18:22
Rakip Suli 'kishte dorë’, Berisha: I papërmbajtur në vjedhje, sa herë shkonte në Dibër numëronin nëse mungonin kuajt

1674839411_Screenshot2.jpg

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kamëz nga ku hodhi akuza për kryebashkiakun socialist Rakip Suli se është i papërmbajtur në vjedhjet që bën. Berisha thotë se Suli ka prishur shkolla edhe pse ka qenë në gjendje shumë të mirë vetëm për të vjedhur. Berisha ironizoi duke thënë se edhe në kur shkonte në fhsta, në Dibër, banortë numëronin sa kuaj mungonin.

“Unë e di se njëri quhet Erion e tjetri Rakip, por dy fjalë do të ju them, përsa i përket dorës janë vëllezër siamezë. Rakipit, le ta marrë vesh Kamza dhe Paskuqani, ka lindur me dorë pothuajse. Sa herë shkon në fshatin e vet, të nesërmen numëronin kuajt. Edhe në emigracion pa dorë nuk ka ndenjur. Kurse këtu i papërmbajtur. Këtu u fut ruspat shkollave njëlloj si Erion betonit, shkollave pa asnjë problem, ku prej 3 vitesh zhvillohet normalisht mësimi. Po pse këto ruspa, sepse do ti ndërtojë me 3.5-4 milionë dollarë. Do ti ndërtojë me një çmim minimumi 4-5 herë më të lartë. Do të vjedhë 4/5 në çdo shkollë. Riktheu në këtë vend turnet e treta në arsim.

Në vitin 2005, arsimi këtu ishte simbolik me tre turne dhe e kuptoni vetë, turni i 3 ishte shkel e shko. Peshqeshi jo i tërmetit, por i Rakipit bëri që këtu të kthehen turnet e treta. Rakip numëro ditët, me 14 maj bëhu gati dorëzo çelësat dhe të pret ai fat që i ke përgatitur vetes. PD zotohet të shndërrojë bashkinë e Kamzës dhe të gjithë Shqipërisë, në shtëpitë e para dinjitoze të qytetarëve. Zotohet të çlirojë qytetarët nga taksat absurde që i vjedhin ata. Rakipi është bashkëfajtor në organizatën kriminale të djegësave. Ai u merr ju taksë pastrimi 3-fishin e taksës që u takon të paguani. Ai u merr bizneseve taksë pastrimi 5-fishin e taksës që duhet të paguajnë. I çon të gjitha këto para në minierën floririt të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në fushën e Sharrës. Atje çdo ton mbeturina kompostohet njëlloj si 20 vite më parë.

Kontrata thotë se për këto, tarifa është 11 euro për ton. Ju paguani, qytetarët e Tiranës paguajnë, të Kavajës, Rrogozhinës, paguajnë 29 euro për ton. 18 euro për ton në 5 vite janë bërë 54 mln euro kanë shkuar në llogaritë bankare të Ramës, Veliajt dhe organizatës kriminale. Edhe Rakipit i japin ndonjë thërrime, nuk e lënë pa gjë. Ndaj dhe këto zgjedhje janë të një rëndësie të jashtëzakoshme për të përmbysur monizmin dhe një regjim që po shkreton Shqipërinë nga shqiptarët. Për të përmbysur një regjim që po vjedh ditë e natë, të ardhurat, financat, pasuritë kombëtarë të shqiptarëve. Për të përmbysur një regjim që vetëm me skandalin e këtyre ditëve është absolutisht regjimi më i damkosur në planet”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 27/01/2023 19:05

    Ne cdo fjale sulmi per Kryeministrin Rama, non grata deshmon vetem bemat dhe gjemat e tij dhe nahijes se tij politike. Gjemon nate e dite neper ekrane si gore ekzemplare,me shpresen se mos e hane njerzit corben e tij.E di fort mire qe shumica e cilesuar e shqiptarve i kane vene vizen qe ne 1997-en.

    Përgjigju
  • Igli: 27/01/2023 19:03

    Ju te shkaterruar keni qene me kohe

    Përgjigju
  • Cubi: 27/01/2023 18:54

    Pse akoma gjall qenka kokrra hajvanit???????????????????

    Përgjigju
  • Beni: 27/01/2023 18:30

    Se je ti kriminel nuk do te thote se jane te gjithe si ty,njeri i poshter.

    Përgjigju
  • Mondi: 27/01/2023 18:29

    Si nuk fole nje here tamam more kriminel vetem genjeshtra nxjerr nga goja

    Përgjigju
  • Genci: 27/01/2023 18:28

    Kush po ja u dgjon llafin iher? Per popullin e per partin me tmadhe nven PS jeni 0

    Përgjigju
  • Notknow: 27/01/2023 18:27

    As socialistet e nje popull i ter sdo ta fali ty Sali KRIMINELI vrasjet qe i ke ber atyre njerzve te pafalshem e akoma si prano fajet po mcifesh si skuth

    Përgjigju
  • Rita: 27/01/2023 18:26

    Po si shkon moshes tende ore te genjeje.Plak mashtrus

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?