Berisha: Rama nuk ka votat për amnistinë, është tërësisht lobim i krimit

30 Shtator 2022, 12:43| Përditesimi: 30 Shtator 2022, 13:33

  • Share

 

Ish kryeministri Sali Berisha edhe kësaj here e ka cilësuar aministinë fiskale një lobim të krimit. Sipas Berishës, Rama nuk ka votat e mjaftueshme për zbatimin e kësaj amnistie dhe ky është tërësisht një lobim i krimit.

‘Ai deputet që voton amnistinë fiskale të Edi Ramës, ka votuar krimin dhe vetëm krimin.

Rama nuk ka votat për amnistinë dhe është tërësisht lobim i krimit.

Nuk ka asnjë lidhje me emigracionin. Asnjë lidhje.

Emigrantët, ato para që i kanë, i investojnë në vendin e tyre, ose i sjellin në Shqipëri, nuk kanë asnjë vështirësi që t’i sjellin këtu.

Këtu është fjala vetëm për kartelet e drogës me të cilat ai është i lidhur dhe që po dalin përditë në pah.

Kështu që ai nuk mund ta kalojë atë amnisti.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Qeveria shtyu aplikimin e fashës 800 Kwh, Berisha: U tërhoq prej nesh! Deklaratat e Kim? Si t’i kishte bërë Rama, të më kërkojë falje


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?