Politikë

Berisha: Pro lustracionin, jo ndryshime nenesh dhe gjah shtrigash për qëllime politike

26 Shtator 2022, 18:55| Përditesimi: 26 Shtator 2022, 19:30

  • Share

 

Sali Berisha i cilësoi si gjueti shtrigash, ndryshimet ligjore që Partia Socialiste po propozon për dekomunistizimin dhe hapjen e dosjeve. Ai tha se ishte për lustracion të plotë të politikës.

"Ju e keni të qartë si u rikthye çështja e dosjeve në një proces gjueti shtrigash ndaj një kundërshtari politik. Ne kemi votuar dy herë në 96-ën dhe në 2008-ën ligjin për lustracionin. Ky ligj jo vetëm që hapte dosjet për çdo funksionar që kërkonte post por i jepte të drejtë çdo qytetari për t’u njohur me dosjen e tij.

Një ligj tjetër, i dënimit të genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit, i jep të drejtën çdo shqiptari që të padisë në gjyq persekutorin e tij Edi Rama e paditi ligjin dhe e bllokoi në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike është kundër gjahut të shtrigave, por është pro lustracionit dhe dekomunistizimit. Ne do të dërgojmë brenda dy ditëve në paralament ligjin e plotë të lustracionit dhe jo nene. Kemi qenë dhe do jemi për lustracionin, por kurrë nuk jemi për gjah shtrigash për qëllime politike. Nuk jemi për kontrolle jashtë qëllimit”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Lobimi rus/ Berisha mbledh Këshillin Kombëtar: Basha të dalë të thotë si i dërgoi paratë në Skoci, ka zhdukur çdo gjumë në zyrë! Report Tv zbardh draftin si do zhvillohen primaret


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?