Humbi 54 bashki, Berisha vijon me justifikimet dhe publikon 5 dosje: Fakte të vjedhjes! Rama po përdor sërish Bashën si limon të shtrydhur

5 Korrik 2023, 12:24| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 18:43

  • Share

Rreth 2 muaj pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha dhe grupimi i Rithemelimit vijojnë të insistojnë se fitoren e 53 bashkive, Rama e mori vetëm falë një mekanizmi kriminal zgjedhor.

Sali Berisha prezanton raportin me gjetjet e zgjedhjeve të 14 majit, të cilat pretendon se janë vjedhur nga Edi Rama dhe Partia Socialiste.  Berisha nuk ka pranuar humbjen e thellë në këto zgjedhje ku opozita mori vetëm 7 bashki kundrejt 53 bashkive nga PS por vijon me justifikime. 

“Kjo është farsa zgjedhore më e shëmtuar në 32 vite. Bazohet në qindra e mijëra fakte e dokumente të konstatuara  në 4 anët e vendit"  

Berisha thotë se gjetjet do të bëhen publike dhe në Amazonë.

"Gjetjet do të hidhen dhe në Amazonë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar për këtë farsë zgjedhore që ka për aktor kryesor Edi Ramën, person të inkriminuar kokë e këmbë që ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij korruptive." 

Janë 5 dosje që u vunë para deputetëve të Berishës ku pretendohet se janë shkeljet. 

"Rama nuk lejoi regjistrimin e kundërshtarit politik nga frika dhe tmerri. Komisionet elektorale ishin më të pabarabartat në historinë e këtij vendi.Për herë të parë, 876 mijë qytetarë u prekën me para nga qeveria për të publikuar ose blerë votën e tyre. 1.3 milionë zgjedhësve iu ndryshua qendra e votimit. U krijua një armatë prej 520 mijë zgjedhës shëtitës. Dita e votimit ishte ditë kulmore e farsës elektorale. Vetëm në një numër të kufizuar qendrash në bashkinë e Kuçovës janë konstatuar mbi 500 raste votimi në grup, familjar ose në shoqëri. Imagjinoni sa janë në të gjithë bashkinë e Kuçovës. Vota u kontrollua në mënyrë të tmerrshme në çdo etapë kohore të saj.

Mediat ishin në kontroll të plotë të qeverisë. Rama bllokoi të gjitha ekranet televizive në funksion të fushatës së tij.
Farsa elektorale e vitit 2023 u karakterizua nga pabarazia e plotë mes lojtarëve në fushën elektorale.

Unë dua të falënderoj të gjithë ata që kontribuuan, drejtues lokal, kandidatë, anëtarë, mbështetës të PD, në këtë dokumentacion mijëra faqesh.
Dua të falënderoj grupin e punës që është sot përpara jush për këtë raport të shkëlqyer, të plotë." 

Marrjen e vetëm 7 bashkive, Berisha nuk e quan dështim personal, por rikthim të suksesshëm, duke refuzuar sërish ta quajë braktisje nga elektorati i djathtë. Por mes opozitarëve, një fajtor e gjen. Ai është Lulzim Basha që Berisha thotë se Rama vijon ta përdorë sipas interesave të veta.

Marrjen e vetëm 7 bashkive, Berisha nuk e quan dështim personal, por rikthim të suksesshëm, duke refuzuar sërish ta quajë braktisje nga elektorati i djathtë. Por mes opozitarëve, një fajtor e gjen. Ai është Lulzim Basha që Berisha thotë se Rama vijon ta përdorë sipas interesave të veta.

Ora 12:35
Pësoi humbje të rëndë më 14 maj, Berisha: Rikthimi im ishte spektakolar, mora 500 mijë vota pa harxhuar një qindarkë dhe pa pasur vulë e logo

1688555721_WhatsAppImage20230705at12.45.13.jpeg

Sali Berisha, i cili nuk e pranon humbjen drastike në zgjedhjet e 14 majit thotë se rezultati tregon se 500 mijë idealistë nuk u mposhtën nga makineria shtetërore e dhunimit të votës.

Berisha thotë se ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës.

"Ne do ta bëjmë analizën më të plotë. Për sa i përket problemit tim, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, ku pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. 

Kjo është një lokomotivë që do përmbysë Edi Ramën. Imagjinoni nëqoftëse do kishte ecur, se çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Këtu ti ndajmë gjërat", tha Berisha.

Ora 12:32
Berisha bën orakullin thotë se Rama do ketë korrik 'të nxehtë' e tetor 'përvëlues': S'e shpëton dot as Sorosi

 

Sali Berishës nuk i del inati dhe e keqja nga humbja e zgjedhjeve të 14 majit dhe ka nisur të bëjë dhe orakullin, njeriut që  gjoja parashikonin të ardhmen.

Gjatë prezantimit të raportit me shkelje të zgjedhjeve të 14 majit Berisha tha se Rama nuk do i shpëtojë hetimeve për McGonigal dhe Deripaska. Paralajmëron kryeministrin Rama se do të ketë një korrik të nxehtë ndërsa tetori do të jetë përvëlues dhe as Sorosi nuk mund ta ndihmojë.

“Afera e tij e angazhimit të McGonigal në hetimin e opozitës shqiptare dhe shkatërrimin e saj në kohën kur ishte në pushtet dhe kundër çdo lloj tagri ligjor, del tani e pleksur me aferën ruse Deripaska. Po bëhen përpjekje të jashtëzakonshme nga George Soros, Alex Soros për ta shpëtuar nga kjo aferë.
Alex Soros e shpall atë vëlla dhe yll të stabilitetit, vetëm e vetëm që të mund të lehtësojë pozicionin e tij përpara drejtësisë së SHBA, por edhe drejtësisë në Shqipëri në kohën e duhur. Në fakt, këto përpjekje do dështojnë. Edi Rama është në hetim të hapur kriminal për krimet e shëmtuara që ka kryer, por krimi më i madh i jetës së tij është shkatërrimi i procesit zgjedhor. Sot ai është më i rrezikshëm se kurrë.

Sot ai përdor postin e kryeministrit për t’u fryrë konflikteve në rajon. Ai ishte i pari që vendosi sanksione ndaj Kosovës dhe këtë e bëri për lëkurën e tij, sepse korriku është përvëlues për të, por më shumë tetori. Procesi McGonigal, me gjithë përpjekjet e Alexandër Soros, do i dëshmojë botës se Edi Rama është aventurier pa asnjë parim, një njeri që për hir të pushtetit të tij është i aftë të bëjë gjithçka"

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ledi: 05/07/2023 20:51

    Ti kujton 14 Shtatorin Sali po ato kohe kur toleronin krimin kane ikur.Me revolucion vec vetes dhe klanit tand do i hapesh deren e burgut!

    Përgjigju
  • zana: 05/07/2023 16:59

    PO IK ORE I MBARUAR I KETIJ VENDI , TI JE PLAGA , PLACKITES I KESAJ SHOQERIE , NJERIU I NON GRATAVE TE MERITUARA ,

    Përgjigju
  • e drejta: 05/07/2023 14:29

    BANDITI berisha QE PO JEP SHPIRT...

    Përgjigju
  • Sali berishovic: 05/07/2023 12:33

    A sheh veten ne pasqyre ndonjegere ky diteziu ,ky plaga e shqiperse,ky fisshjerdhyeri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?