'Berisha po mban peng opozitën', Erl Murati: Ka perënduar! Me të, zgjedhjet e 2025 janë humbje e garantuar

21 Shkurt, 17:40| Përditesimi: 21 Shkurt, 18:56

  • Share

Edhe pse zgjedhjet parlamentare janë vitin tjetër vendi tashmë duket se ka hyrë në atmosferën paraelektorale. Në këtë këndvështrim e sheh dhe protestën e djeshme që Rithemelimi organizoi para kryeministrisë. 

Një protestë ‘atipike’ e cila vulosi bashkimin mes grupit të Berishës e Bardhit por të bën përshtypje “mungesa e Metës dhe Kryemadhit që kanë qenë aleatët kryesorë. Në sy ra dhe mungesa e Shehit dhe Idrizit”  analizon gazetari Erl Murati.

 “Edhe gjuha e Berishës ishte më e lëmuar dhe më e latuar sesa në protestat e mëparshme dhe deklarata që ngjanin si premtime elektorale. Kemi hyrë në një atmosferë paraeklektorale dhe mëndja e sytë e Berishës e të tjerëve janë drejt zgjedhjeve të ardhshme. Edhe pse flitet për bashkim, në të vërtetë nuk ka një bashkim dhe kriza mbetet fakt dhe divorci mes Berishës e Bashës është përfundimtar’ thotë Murati në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv.

Analisti beson se 'rruga është malore’ drejt zgjedhjeve parlamentare dhe se bashkimi nuk mjafton për të sjellë PD dhe opozitën në pushtet.

"Opozita duhet të hapet reformohet, distancohet nga korrupsioni apo faktorët që e mbajnë peng dhe e detyrojnë të vazhdojë në opozitë."

Një rol të rëndësishëm ka dhe Berisha i cili duhet të bëjë një hap pas e tia lërë drejtimin dikujt tjetër.

“Nëse kjo opozitë synon të jetë konkuruese e të ketë shans në zgjedhjet e 2025 duhet të paraqesë një kandidat për kryeministër që të përfaqësojë diçka të re pasi në të kundërt humbja e zgjedhjeve do të ishte e garantuar. Berisha duhet të ketë vetëdijen se koha politike e tij është në perëndim e duhet t'i hapë rrugën faktorëve të rinj brenda opozitës. I takon Berishës ta bëjë këtë reflektim, se askush nuk mund ta rivitalizojë me votë. Duhet të ketë ndërgjegjen që betejën e tij personale me drejtësinë apo qoftë me ‘komplotin perëndimor’ siç e quan ai, duhet ta bëjë i shkëputur nga fati politik i PD-së dhe opozitës në tërës. Në këtë moment kemi një pengmarrje të opozitës përsa kohë problem i Berishës me drejtësinë e ndërkombëtarët e problemi i PD-së që qëndron në opozitë janë të unifikuara.  Lidershipi i opozitës duhet të ketë vetëdijen e pjekurinë për të lançuar një kandidat për kryeministër që nuk është as Berisha as Meta e as Basha.

Në skenën e sotme politike beson se Basha mund të jetë faktor i rëndësishëm por se sjellja e tij duhet të jetë e ndryshme, më aktive

“PD zyrtare e Bashës është në legjitimitetin e saj të kandidojë e konkurojë e testojë veten. Fakti që ka një grup prej 10 – 12 deputetësh që janë anëtarë të partisë së tij, janë faktor politik përsa kohë mund të përdorë votat për të miratuar apo jo akte si ajo e aministisë penale dhe reformës zgjedhore. Gjithçka është në varësi si do të luajë ai“ thotë Murati.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?