Berisha përshëndet Samitin e BE: Afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë

24 Tetor 2022, 16:42| Përditesimi: 24 Tetor 2022, 16:44

  • Share

1666608968_WhatsAppImage20221024at12.12.54.jpeg

Sali Berisha ka përshëndetur mbajtjen e Samitit të BE në Tiranë. Ai e ka cilësuar këtë samit si një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë.

“Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit që vjen.

Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.

Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri”, thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Shqipëria pret liderët e BE-së dhe Ballkanit më 6 dhjetor, Rama: Ngjarje historike, më e madhja për Tiranën! 'Fruti' më i bukur i afirmimit të vendit


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?