Berisha përdor kontrollin e policisë në kampin e MEK politikisht: Mbani përgjegjësi për atë që u vra, autorët të përballen me ligjin! OKB të hetojë

21 Qershor 2023, 13:45| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 14:19

  • Share

Nuk duhet të jetë tashmë surprizë, ish kryeministri Berisha përdori edhe çështjen me muxhahedinët politikisht.

Duke folur për kontrollet e policisë me urdhër të SPAK në kampet e MEK në Manzë, Berisha tha se do duhet një hetim ndërkombëtar ndërsa akuzoi policët si shkaktarë të iranianit që ndërroi jetë.

“Të thuash s’ka viktima dhe as i kemi dëmtuar është shumë e rëndë. Ndërkohë dje thoshin, merren me politikë dhe merren me gazetë. Ka një tv “diaspora iraniane” që transmeton 24 orë në 24 regjimin Iranian. Sipas tyre, mëkati është se kanë botuar gazetë, gjë që se thonë në gjykatë. Në gjykatë thuhet se është shkelur marrëveshja. Kërkesa që kanë bërë në Gjykatë ka lidhje me Teheranin. Të gjitha këto kërkojnë hetim ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë nga OKB. Sepse janë, refugjatë me status të caktuar. Gjithashtu, autorët e dhunës, duhet të dalin para gjyqit. Vrasësi, si u vra ai që vdiq? Ata që kanë thyer kocka, duhet të përballen me ligjin.”- tha Berisha.

ideoja intime e Gjicit, do të jetë vetëm fillimi. Kështu tha ish kryeministri Berisha teksa komentoi videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Megjithatë, tentativat e tij për të krijuar skandale ka qenë edhe ditën e djeshme ku disa media të tij pretendonin se kishin nxjerrë një video skandal të Blendi Klosit. 

Kujtojmë se dje, një faqe Instagrami me emrin In-front.org publikoi një video ku pretendonte se personazhi në videon disa sekondëshe ishte ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi. Video qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale pa kaluar asnjë filtër kontrolli apo standardi gazetaresk. Madje video u publikua edhe nga njerëzit e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi.

Ditën e djeshme, me urdhër të SPAK, afro 1 mijë efektivë zbarkuan në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, me indicie se aty ishin vendosur 17 godina me serverë ku kryenin sulme kibernetike ndaj institucioneve të huaja. Në konferencën e djeshme të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryepolicit Muhamet Rrumbullaku për raportimin e situatës së krijuar nga ndërhyrja policore në Manzë, u bë e qartë se anëtarët e opozitës së Iranit kanë shkelur marrëveshjen e nënshkruar me qeverinë shqiture bën vitin 2014.

Ora 13:58
Videoja intime e Gjicit, Berisha pas 'fake news' të Blendi Klosit: Vetëm skandale do kemi, duhet të qartësojmë zgjedhësit tanë

 

Videoja intime e Gjicit, do të jetë vetëm fillimi. Kështu tha ish kryeministri Berisha teksa komentoi videoskandalin e ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Megjithatë, tentativat e tij për të krijuar skandale ka qenë edhe ditën e djeshme ku disa media të tij pretendonin se kishin nxjerrë një video skandal të Blendi Klosit. 

“Rasti tjetër, ai i Kukësit është fytyra e vërtetë e këtij regjimi, është dëshmia e sundimit të të gjitha formave të korrupsionit, përfshi korrupsionin erotik.
Është një dëshmi flagrante e një regjimi të kalbur, që ka humbur prej kohësh të drejtën për të qeverisur.
Sa të jetë, vetëm skandale do kemi.
Duhet të bëjmë gjithçka për të aktivizuar më shumë nervin e protestës antiqeveritare.
Ky regjim përveç protestës, nuk njeh gjuhë tjetër. Duhet ta kemi shumë të qartë dhe duhet të qartësojmë te zgjedhësit.”- tha Berisha.

Kujtojmë se dje, një faqe Instagrami me emrin In-front.org publikoi një video ku pretendonte se personazhi në videon disa sekondëshe ishte ish-ministri i Turizmit Blendi Klosi. Video qarkulloi me shpejtësi nëpër rrjetet sociale pa kaluar asnjë filtër kontrolli apo standardi gazetaresk. Madje video u publikua edhe nga njerëzit e Sali Berishës, më saktësisht ish-kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubel breca: 21/06/2023 17:11

    Ky eshte i vdekur tashme s'ka asnje vler. Do drejtesi ky kriminel qe cfar s'ka ber nga 30 e ca vjet dhe vazhdon akoma. Po megjithate s'ka faj se te ishte ne nje shtet tjeter qoft edhe African do ti kishte ber nja 20 vjet pas hekurave. Smbetet gje tjeter vec te degjojm pordhet e sales perdit deri sa ti vij ngordhja do zoti ja shpejton.

    Përgjigju
  • Sigi: 21/06/2023 16:28

    Dhe 100 here te kwrkosh popullin per protesta me kuthe dhe shpifje nuk do ta arrish.Poitika ne 007 ka narr fund .Besimi kthehet me lufte te paster politike dhe me programe te argumentuara.Leje rinine e PD te vendos te ardhmen ndryshe deri dhe ne 2029 PS do jete ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?