Berisha për protestën e 6 dhjetorit: Rast i jashtëzakonshëm! 1 mijë gazetarë do jenë atë ditë në Tiranë, asgjë në botë nuk na ndalon

23 Nëntor 2022, 19:50| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 20:25

  • Share

 

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se asgjë nuk do mund të ndalonte protestën 6 dhjetorit, ndërsa tha se ky ishte një rast i jashtëzakonshëm duke qenë se në Tiranë do të jenë të pranishëm rreth 1 mijë gazetarë.

“Asgjë në botë nuk mund të pengojë protestën tonë. Në Tiranë mblidhen burrat e shtetit demokrat, nuk mblidhen diktatorë. Ndaj askush të mos mendojë se mund të na shkaktojë pengesën më të vogël. Edi Rama është i gatshëm të bëjë gjithçka për të penguar atë protestë që do jetë triumf. 1 mijë gazetarë do jebnë në Tiranë atë ditë, është një rast i jashtëzakonshëm”-tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Më 6 dhjetor të gjithë liderët europianë në Tiranë, Berisha nuk tërhiqet: Të martën në orën 12:00 protestë në Bulevard


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?