Berisha: SHBA dhe FBI të hetojnë Ramën dhe Kim! Bashkëpunonin me McGonigal, të gjobisnin biznesmenët që më mbështesnin mua! Listat ua dha Basha

18 Shkurt 2023, 12:14| Përditesimi: 18 Shkurt 2023, 13:19

  • Share

TIRANË- Sali Berisha ka dalë ditën e sotme me një skemë mashtrimi, të denjë për filma hollivudian, që për protagonistë ka 4 “armiqtë” e tij, Edi Rama, Yuri Kim, Lulzim Basha dhe ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Sipas Berishës, Rama u thoshte biznesmenëve shqiptarë që i dërguari i SHBA për Ballkanin, Gabriel Esobar, i kishte dorëzuar atij një liste të binzesmenëve që do i sanksiononte. Këtë listë, sipas tij, ua ka dhënë Lulzim Basha, për të sanksionuar biznesmenët që mbështesin ‘Foltoren’. Në skemë, fut edhe Edi Rama dhe ambasadoren Yuri Kim, prandaj i bën thirrje SHBA-së dhe FBI të hetojë këtë dyshe në skemën e mashtrimit.

“Çështja McGonigal nuk përfshin vetëm atë. Sot ushton skema e tij e gjobvënies. Thirrje kongresit të SHBA dhe FBI të hetojnë rolin e Edi Ramës në skemën e gjobvënies. Të hetojnë dhe rolin e Yuri Kim në këtë skemë. Konkretisht unë ju them kaq Edi Rama u thoshte të tjerëve se zoti Escobar më ka dorëzuar listën e biznesmenëve që do sanksionohen. Kjo është e vërteta. Yuri Kim, thërriste një nga një biznesmenët në zyrë ‘Pse financoni Foltoren, se do sanksionoheni. A ishte kjo një skemë që të shkonin dhe të paguanin te Mark Rossini dhe McGonigal gjobat? Pra kjo ishte një skemë në të cilën, kjo ishte një skemë që Edi Rama po fuste në dorë në skllavërim të plotë biznesmenë me lista kësaj radhe, të dorëzuara nga Lulzim Basha. A mundet një mendje njerëzore, por të mos ishte McGonigal, nuk ishte asnjë të drejtë për të bërë një lidhje para jush, por duhet të jesh naiv të mos e bësh këtë lidhje, i bëj thirrje SHBA, FBI, DASH, a ju kujtohet kur në TV shqiptare flisnin për 150 të sanksionuar, po çfarë ishte kjo, ishte bëhu klientë të McGonigal për ndryshe jeni të sanksionuar”, tha Berisha.

Për Berishën, kjo skemë është e mjaftueshme për t’u ngritur në protestë dhe për të bërë të ashtuquajturin ‘Revolucion’. Kritikave se ky revolucion nuk po ndodh, Berisha përsëriti sërish se nuk mund të ndodh brenda një dite, por do duhen vite.

"A mundemi ne të pajtohemi me këtë situatë? A mundet shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Revolucioni nuk kryhet me një ditë. Partia humbi nervin, po nervi janë idealet.
Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë pasi shpallëm masakër zgjedhore se ishin zgjedhjet më të këqija në vend, shkuam si dele dhe votuam borxhin e Edi Ramës në parlament. Po kishte gjë më të turpshme? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë nga ai borxh. Pra, është e domosdoshme, kërkohet një rimendim i thellë i situatës, kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim", tha Berisha. 

Në fund, Berisha tha se revolucionin e nisur nga opozita sot, do e fitojnë vetëm ata që besojnë tek revolucioni i vitit 1990.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • pano: 18/02/2023 18:26

    nuk eshte mire me u marr me ambasadoret, nuk tregon zgjuarsi

    Përgjigju
  • Dritan: 18/02/2023 16:30

    Tuj tuj tuj,pulat e detit.O Sale,pasha zotin,lidhu me Hollywoodin,bëji skenar per filma per keto qe thua e ke thene per 30 vjet,m'beso,do behesh njishi ne bote per kete pune,me nje fjale per trillime.

    Përgjigju
  • POLITIKA NON GRATA: 18/02/2023 16:13

    Ec non grata je rekord bote për numrin e protestave

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 18/02/2023 15:14

    si thote populli, I erdhi qenit ngordhja shkoi e permori ne dere te xhamise...ike sale per lesh, ia bere vetes po kusure le pas plot se gjete nje shoqeri syleshe qe te duroi 30 vjet!!! I thone fjales... sa para ben!!

    Përgjigju
  • Berti: 18/02/2023 14:28

    Boll fole ti plak i rrjedhur

    Përgjigju
  • Ceco ka bixhak: 18/02/2023 14:26

    Berish Vicidoli bixhaku te pret

    Përgjigju
  • Erisa: 18/02/2023 14:00

    Nuk duhet ti degjojme pallavrat e Saliut,me vjen keq qe e kemi ne vend ket lloj tipi qe do te na pengoje qe ne te zhvillohemi

    Përgjigju
  • FESTIM ÇIFLIGU: 18/02/2023 13:54

    O Sali Bajga wc e Shqipris ça pune ke ti me MC Gonigal kjo është çështja e gjyqit Amerikan, apo ti je gjykatës internacjonal ? Po ti sikur hodhe Amerikën në gjyq apo ajo ishte loja o plak matuf. Po hik mor plak i mërzitshëm se koha jote ka mbaruar o i uruar. Shijo atë pensjon e mos u mer me idjotizma mor plak ngatrestar.

    Përgjigju
  • O Berish: 18/02/2023 13:44

    O trapi i lakes ke pjerdhur ne pleqeri hajt shko ne te Sheqeres tani?

    Përgjigju
  • Eno: 18/02/2023 13:31

    Shba e mbylli si ceshtje ti vazhdon akoma o sali

    Përgjigju
  • REKORDER BOTE NË ORGANITIM PROTESTASH: 18/02/2023 13:29

    Pritë deri sa të mari epilogun gjyqi i jot ndaj USA

    Përgjigju
  • Rezart: 18/02/2023 13:19

    ti ske ca ben dhe vazhdon meresh me ceshtjen e FBI akoma.Sa mbrapa qe je

    Përgjigju
  • Flori: 18/02/2023 13:17

    asnje fjale e jotja nuk ka vlere.plak matuf

    Përgjigju
  • Ari: 18/02/2023 13:10

    Do te hetojne ty o non grada

    Përgjigju
  • taulant: 18/02/2023 13:10

    te hetojne ty o kryekriminel

    Përgjigju
  • Suela: 18/02/2023 12:36

    Ka nje diference,qe ne '90 populli besonte ne demokraci dhe tek ti ndersa sot je nje plak matuf vrases dhe hajdut qe te ndjekin vetem ca zagar pa tru si nje kope bagetish pa shkoll e pa asnje te ardhme.Jan aq budallenj sa askush nuk te pyet si u bere ti dhe familja yte miliarder por te djekin si bageti

    Përgjigju
  • Buda: 18/02/2023 12:29

    Nuk ia vlen te merremi me megallomanine e Sali Berishes, fjalen tashme e ka SPAK-u.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?