Berisha paralajmëron deputetët: Herën tjetër nuk do mund të largoheni nga Kuvendi pa u marrë leje protestuesve

13 Shkurt 2023, 18:45| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 20:05

  • Share

 

Teksa mbajti fjalim para protestuesve të mbledhur para Kuvendit, ish kryeministri, Sali Berisha paralajmëroi deputetët e pranishëm në seancën e sotme se herën tjetër nuk do kenë mundësi të dalin nga Kuvendi pa marrë lejen e protestuesve.

“Herën tjetër do duhet t’u marrin leje ju për t’u larguar nga parlamenti. Prandaj ju them më mirë respektoni rregullat. Ne kurrë nuk e tolerojmë shkeljen e të drejtave të përfaqësuesve të 750 mijë votuesve”-tha Berisha në mbyllje të protestës së opozitës para Kuvendit.


Lajmi kryesor:

Pak protestues para Kuvendit, disa tentojnë të çajnë kordonin policor! Berisha kërcënon: Gati të futen në sallë, janë heronj, të enjten sërish këtu


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?