Berisha nxjerr videon: Rama fjalim
në greqisht! Kryeministri: S'di të flas

2 Nëntor 2017, 12:33| Përditesimi:

  • Share
Morisë së pyetjeve të Kryeministrit Edi Rama për Himarën drejtuar kreut të PD, Lulzim Basha, iu përgjigj ish-kryeministri Sali Berisha. 

Nga foltorja e Kuvendit Berisha tha se në Himarë Rama po mbulon mafien me mafie, ndërsa sa i takon marrëdhënieve me Greqinë, Berisha publikoi një audio të kryeministrit Edi Rama i cili flet në Greqisht. 

“Dua t’i them Noriegës se në Himarë po mbulon mafien me mafie. Sa i takon problemit me Greqinë. Rama duke mbajtur fjalim në Greqisht për Papandreun, antishqiptarin më të madh të rajonit dhe europës”, tha Berisha. 

Rama iu përgjigj Berishës se nuk di Greqisht, por ka përshëndetur kongresin e PASOK-ut. “Gjuhët unë nuk i kam ndërtim pa leje, por greqisht nuk di. Kam përshëndetur kongresin e PASOK-ut meqenëse nuk shkoja dot atje”.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?