Berisha dhe Yuri Kim

Berisha nxjerr një tjetër variant pse SHBA-të e shpallën ‘non grata’: Prej miqësisë me Bushët e Amerikës! Yuri Kim po retushon historinë

17 Dhjetor 2022, 12:46| Përditesimi: 17 Dhjetor 2022, 12:51

  • Share

Shumë kanë qenë arsyet që Sali Berisha ka artikuluar deri më tani se sipas tij justifikojnë faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur ‘non grata’ por së fundmi një tjetër variant është artikuluar.

Në një shënim të bërë nga portali i familjes Berisha, teksa akuzohet Yuri Kim se ka cenuar marrëdhëniet historike Shqipëri-SHBA, argumentohet se një arsye pse Ish-Kryeministri është shpallur ‘non grata’ nga vendi më i rëndësishëm i botës demokratike është fakti se Sali Berisha ka qenë mik me familjen Bush në Amerikë. Në shkrim flitet për një dokumentar të prezantuar nga ambasada e SHBA, që sipas medias së familjes Berisha ka retushuar historinë dhe nuk janë transmetuar marrëdhëniet e jashtëzakonshme të Berishës ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shkrimi i plotë

Sinjalet e para u dhanë në mesin e vitit të kaluar, kur ambasada e SHBA postoi një foto me rastin e 30-vjetorin e vizitës së Sekretarit të Shtetit, James Baker në Tiranë. Në mënyrë skandaloze, ambasada kishte zgjedhur që të ‘retushonte’ historinë, duke shmangur nga fotoja protagonistin kryesor, liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha. Ky i fundit ishte personi që i bëri Baker ftesën për të realizuar vizitën historike.

Qytetarët reaguan me zemërim ndaj këtij retushimi të historisë, por zor se do e kishte besuar kush se censura dhe manipulimi i historisë nga ambasadorja e SHBA do bëhej kaq ekstrem në vitin pasues. Ishte pikërisht koha kur shqiptarët do të festonin 100-vjetorin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Por këto marrëdhënie jo vetëm do eklipsoheshin nga sjellja brutale dhe antidiplomatike e ambasadores Yuri Kim, por edhe nga censura e atij soji që shqiptarët e kishin përjetuar vetëm në diktaturë.

Ky vit që duhej të ishte simbol i triumfit të lirive dhe demokracisë, u kthye në simbolin e manipulimit. Pas disa postimeve të vazhdueshme në faqen e ambasadës, të mbushura me retushime, shmangie dhe censurë, kulmi arriti para dy ditësh. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ishte e pranishëm në shfaqjen e një dokumentari për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes SHBA dhe Shqipërisë. Por sërish, protagonisti kryesor i këtyre marrëdhënieve në kohën moderne, Sali Berisha, ishte censuruar.

Asnjë prej takimeve të tij me drejtuesit e lartë të SHBA, duke nisur që nga Bill dhe Hillary Clinton e deri te majtisti tjetër, Barack Obama, nuk ishte përfshirë. Mbi të gjitha, ishin censuruar takimet e Sali Berishës me Bushët. Kujtojmë se politikanë dhe gazetarë të njohur në SHBA, kanë vlerësuar se vendimi për shpalljen non-grata të Berishës, lidhet me faktin se ai ka miqësi të ngushtë me republikanët e familjes Bush.

Takimet e Berishës me Bushin e madh dhe më pas me të birin, kanë regjistruar dy momente historike për vendin, Kosovën dhe mbarë rajonin. Në takimin e parë të Berishës me Bushin senior, u vendos vija e kuqe për Millosheviçin për Kosovën. Ndërkohë disa vite më vonë, në mes të Tiranës, në një vizitë të jashtëzakonshme, i biri i tij, presidenti amerikan George Ë. Bush shpalli pavarësinë e Kosovës.

Para pak ditësh, Sali Berisha foli për atë që njihet si kultura e fshirjes apo (cancel culture), që po aplikon e majta në SHBA. Berisha tha se këtë kulturë censure ne e kemi njohur prej kohësh në komunizëm. Por që të vinte dita që shqiptarët ta njihnin edhe nga ambasadorja amerikane në Tiranë, kjo ishte e paimagjinueshme.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • GOLI: 18/12/2022 15:19

    KETE QRNUSHE KANIBALE DUHET LARGUAR NJI HER E MIRE PREJ SHQIPERISE MEME...LERE QE QENT JANE TE REZIKUAR POR SIÇ DUKET EDHE SHQIPETARETE JANE NE SYRIN E SHIJIMIT...

    Përgjigju
  • Iris: 18/12/2022 02:04

    O,Berishe,cilet shqiptare kujton se manipulon me keto fantazi qe shpik? Amerikanet nuk censurojne nga filmimet e fotot e tyre Stalinin,Hitlerin e cdo produkt te ketij lloji e kujton se vetem ty po te retushojne nga historia?! Je bere si Don Kishoti qe humbi sensin e realitetit pasi lexoi shume libra kalorsiake.Dhe ti o Berishe ke lexuar per shume vjet librat e Xhaxhit,diku teli do te keputej dhe ja pasojat:armiq e rivale e mullinj ere ne cdo ane.

    Përgjigju
  • Alket: 17/12/2022 18:02

    O milet, degjoni e merrni vesh. Berishe apo Rame apo ndonje tjeter, jane thjesht emra per Ameriken. Amerika te perdor e te flak si qen. Keshtu bene me Berishen e keshtu do bejne me Ramen. Mbajeni mend. Ata thjesht kane objektiva dhe i realizojne, ska rendesi me ke emer. Ata jane te medhenjte dhe ata vendosin. Ne as sa nje plesht i tyre nuk jemi.

    Përgjigju
  • Elion Musk: 17/12/2022 17:46

    Doktor kjo puna me Bushe-t nuk ngjit edhe se ato jane pjese e asaj amerike qe kane qene ne te njejtin "kazan" me demokratet dmth pjese e Deep State qe Trump-i i hapi kapakun qe nga 2016 pra ambasadorja KIm e emeruar nga Trump-i dhe Kongresi me mazhorance republikane nuk justifikon sulmin si soriste ndaj saj. Tani se si eshte e verteta nuk e di a do ta marrim vesh ndonjehere pozicionin tend?!

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 17/12/2022 15:53

    Si ka mundësi që në Shqipri vazhdohen e meren me shokun Sali Berisha ish sekretar i partis së punës. Ky njeri e dogji Shqiprin e vodhi, e vrau , e shkatroi me themel e prap vazhdohet me ktë vampir non grata si familje : hajdute, kriminele, minus të demokracis, mashtrus, gënjeshtar, vrasës si spjegohet qē nuk zhduket ky njeri kaq i zi nga qarkullimi në jetën e Shqiptarve fatkeç.

    Përgjigju
  • Mala: 17/12/2022 15:46

    Per sajues berisha mund te merr titull Kampion,Ne asnje situate e rrethane ai,Nuk mbetet ne balte,shpejt gjen menyren dhe formen e genjeshtres,madje bukur bindese pe opinionin,sidoms atyre te sojit te vete,ja t6ash amerikanet paskan edhe kete dukur qe, askush deri sot nuk e paska veneruar,luften nderpartiake,gadi si shqiptaret,Apo gadi si Berisha me partit rivale politike,

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 17/12/2022 14:06

    Akoma do foto ky me ish Presidentët Amerikan.!? Akoma nuk e kupton ky se e ka brsktisur gjithë bota si i KORRUPTUER FAMILJARISHT DHE ME ALEATËT,SI MINUES I DEMOKRACISË,SI SHPËRFILLS I DREJTËSISË..etj. Akoma nuk e kupton ky se nuk vjen kurrë më në pushtet me non gratën në SHPINË..!? Akoma se kupton ky se edhe kur të vdesi natyralizuar do i shkojnë vetëm MILITANTËT B..LËPIRËS..!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?