VIDEO/Berisha nuk largohet nga Foltorja, Felaj ndërpret seancën në Kuvend

14 Korrik 2022, 14:15| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 15:43

  • Share

 

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ka ndërprerë seancën e Kuvendit për shkak se ish-kryeministri Sali Berisha nuk largohej nga Foltorja.

Debatet nisën për shkak se deputetja Elda Hoti tha se do t’i linte radhën e saj të fjalës  Sali Berishës, por Felaj tha se nuk lejohet pasi ajo është pjesë e një e ‘Aleancës për Ndryshim’.

Besnikët e Berishës, si Flamur Noka, Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi kërkuan që t’i jepej fjala Berishës pasi sipas tyre rregullorja e lejon që të marrë radhën e një deputeti tjetër. Por. Felaj tha se kjo nuk është në rregullore dhe në Kuvend filluan debatet.

Berisha nuk u largua nga foltorja për t’ia lënë fjalën deputetit socialist Pandeli Majko dhe për këtë arsye Felaj ndërpreu seancën.

Felaj: Nuk mund ta këmbeni kohën vetëm me një deputet të grupit parlamentar.
Alibeaj: Hoti është pjesë e grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim.
Noka: Ti e ke aty njoftimin.
Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.
Bylykbashi: Rregullorja parashikon ndërrimin e fjalës së deputetëve me marrëveshje.
Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.


Lajmi kryesor:

Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?