Sali Berisha

Berisha ‘non grata’ përshëndet stërvitjen e NATO, në emër të Partisë Demokratike që nuk e drejton

23 Maj 2023, 16:31| Përditesimi: 23 Maj 2023, 16:48

  • Share

Sali Berisha përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ‘në emër të Partisë Demokratike’ përshëndet nisjen në Shqipëri të stërvitjes së madhe ushtarake të forcave të NATO-s të udhëhequr nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Berisha i cili është shpallur ‘non grata’ nga dy prej vendeve më të mëdha të aleancës së Atlantikut Verior, Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar, thotë se kjo stërvitje është një mesazh i fortë që i dërgohet Rusisë dhe ambicieve ekspansioniste.

 “Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s Defender Europe ‘23 në Shqipëri.  Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqipërinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Euroje. Këto manovra së bashku me manovrat e NATO-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.  Partia Demokratikë si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapësirën euroatlantike”, ka postuar Berisha në Facebook-un e tij.

Berisha e bën këtë reagim në emër të Partisë Demokratike në krye të së cilës në fakt bota euroatlantike  nuk e njeh. Madje në PD e konsiderojnë Berishën si politikanin që kërkoj të ndryshojë orientimin perëndimor të saj.

Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e djeshme në Shqipëri, ndërsa solli në vendin tonë 24 mijë trupa të NATO-s dhe SHBA-së që deri më datën 22 qershor do të kryejnë stërvitje ushtarake në vendin tonë. Nisja e kësaj stërvitjeje u kremtua me një ceremoni të veçantë në sheshin ‘Nënë Tereza’, ku u ekspozuan mjete ushtarake, e ndërsa të pranishëm ishin Presidenti Barjam Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ministri Niko Peleshi. Këtë stërvitje kryeministri Edi Rama e cilësoi si një pikë kulmore për vendin tonë në arenën ndërkombëtare.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 24/05/2023 10:02

    BANDITI PERSHENDET AMERIKEN...A MEDET

    Përgjigju
  • Demokrati: 24/05/2023 09:08

    Po kush ta kërkoi përshëndetjen tënde more malukat, tjetri të thotë mos ta pafsha surratin, ky legeni i lëpihet ShBA-ve. Po pse more malukat çfarë janë ShBA-të poturet e spiunit Meta. Ptuuuu qelbësirë muti.

    Përgjigju
  • Iris: 24/05/2023 02:08

    Fajin e ka PD vete,nese u dashka te bente komplimentin e rradhes NATO-s,perse nuk e beri me pare?! Keta veprojne me mendesi anadollake,vrapojne kush e kush me pare te puthin xhyben e /sulltanit/se mendojne se do te favorizohen nga NATO.

    Përgjigju
  • alfred: 23/05/2023 22:37

    Ah mor legen burrë si gjithmonë kodosh dhe burracak,sa vjen edhe më i shpifur transformohesh.

    Përgjigju
  • Korab Molla: 23/05/2023 19:44

    Mashtrues gjithe jeten, armik i popullit tend.

    Përgjigju
  • Demokrati: 23/05/2023 17:22

    O shkerdhate burre çpune ke ti ne PD ti je i perjashtuat e je strehuar be boket e spiunit Metaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?