Berisha 'Non Grata' edhe për evropianët? Karabina në Repolitix: Po i largohen militantët, përgjegjës për përçarjen e partisë

7 Qershor 2022, 22:27| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 08:58

  • Share

'Braktisja’ e Berishës edhe nga aleatët evropianë pas shpalljes ‘non grata’ nga SHBA, ishte tema e diskutimit në Repolitix në Report Tv.  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD Mirela Karabina, analisti Flogert Muça, aktiviti Aulon Kalaj dhe avokat Idajet Beqiraj debatuan në lidhje me fatin e PD pas qëndrimit të CDU që të mos bashkëpunojë me ish-Kryeministrin.

Diskutimi nisi edhe për pritjen e posaçme në ndër të Monarkes britanike në Tiranë ku janë ftuar personazhe të ndryshëm  të botës politike. Prania e Enkelejd Alibeaj, Lulzim Bashës dhe mungesa e kreut të PD-së Sali Berishës u ndje si një 'përjashtim' edhe nga pala britanike.

Këndvështrimi i gazetarit Aulon Kalaja ka 'ndezur'  një debat pikëpamjesh me avokatin Idajet Beqiraj.

'Unë mendoj se Edi Ramës i intereson në këto momente për ta mbajtur zvarrë çështjen e Partisë Demokratike që të dilet në zgjedhjet lokale të përçarë. Që ai ta ketë më të lehtë për të fituar 61 bashkitë e tjera. Strategji politike e zotit Rama'- tha Kalaja.

Deklaratës së gazetarit i është përgjigjur menjëherë avokati Idajet Beqiri

"Ramën po e ndihmon Berisha në rastin konkret. Rama kënaqet shumë ndaj i jep gjithë atë akses në parlament. Ai ka jetën e gjatë me Berishën."- u shpreh avokati.

Ndërkohë, për situatën e PD-së  zbuloi planin e partisë e cili nuk lidhet me Berishën pasi ky i fundit është përgjegjës për gjendjen e partisë. 

"E gjitha është te qëndrimi i SHBA-ve prandaj demokratët kanë ndarë me njëri-tjetrin. Gjendja është nuk di ç'të them. Dhe për këtë gjë është përgjegjëse kjo lëvizje.

Kë beson kjo pjesë e demokratëve që nuk është me doktorin, e pyet Flogert Muça ish anëtaren e këshillit kombëtar të PD-së Mirela Karabinën .

Mendoj se një pjesë e militantëve po i largohen, nisur nga gjithë këto ndryshime. Kjo i shërben shkatërrimit të PD-së. Kush beson dhe thotë se PD- dhe foltorja janë ardhmja gënjen edhe veten edhe publikun. Ky është një izolim."- tha  Karabina ndër të tjera në Report Tv.

 

Video e emisionit të plotë 

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?