Berisha ‘Non Grata’, ambasadori britanik për Report Tv: Personat në ‘listën e zezë’ s’do ruajnë as paratë në Mbretërinë e Bashkuar

2 Shtator 2022, 18:43| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 21:01

  • Share

TIRANË- Politikanët e korruptuar dhe të inkriminuar duhet të japin llogari para ligjit dhe të përballen me pasoja. Ky është qëndrimi i ambasadorit britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith duke komentuar listën e zezë që po aplikon qeveria britanike për politikanët e korruptuar shqiptare përfshirë dhe Sali Berishën.  Në një intervistë dhënë për Report Tv, ambasadori King-Smith shtoi se krahas ndalimit për të hyrë ne Britani ata nuk do të lejohej që të ruajnë paratë e tyre.

“Pra, është vërtet e rëndësishme që secili nga ne, në botën mbarë, të bëjë gjithçka mundet. Dhënia fund pandëshkueshmërisë dhe forcimi i llogaridhënies nuk janë nevoja ekskluzive të Shqipërisë. Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin me vepra. Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri duhet të jepet llogari. Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla, ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar. Në raste të tilla do të ndërmarrim veprime të pavarura. Tani siç e dini, Sër Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i kryeministrit tonë për Ballkanin Perëndimor, shpalli valën e parë të veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të vazhdojmë kështu sepse është vërtet e rëndësishme. Kjo është diçka që duhet të kthehet në rutinë, në mënyrë që njerëzit që kryejnë veprime të paligjshme dhe që nxisin krimin dhe korrupsionin të përballen me pasoja. Është e vështirë, apo jo? Sepse, ju e dini, se neve nuk na pëlqen të ndërpresim kontaktet me askënd, por ka një kufi. Nëse dikush ngulmon dhe përsërit veprimet e tij që nxisin krimin dhe korrupsionin, atëherë kemi të bëjmë me një problem të vërtetë, sepse kjo futet në sistem, duke vështirësuar ndërveprimin e mëtejshëm. Ne ndjekim një qasje të ekuilibruar. Nuk shënjestrojmë asnjë individ, asnjë parti politike. Gjithmonë do të kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo bazohet në interesat e popullit britanik dhe ne shpresojmë edhe në interesat e popullit shqiptar. Kështu që do të bëjmë çmos për ta ruajtur këtë qasje ndaj problemeve, çka është realisht në interes të popullit të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t'i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër”, tha ai.

Ambasadori ngriti shqetesimin edhe për emigracionin e paligjshëm duke u bërë thirrje të rinjve shqiptarë të mos bien pre e trafikantëve pasi nuk do të pranohen në Britaninë e Madhe.

“Më vjen shumë keq për këtë, sepse të rinjtë po shfrytëzohen nga persona të lidhur me krimin, të cilët përmes këtyre videove në TikTok u thonë ejani në MB, kushton jo shumë, vetëm disa mijëra paund, dhe mbërritja është e sigurt, por realiteti është se shumica e tyre do të ndalohen dhe do të kthehen në Shqipëri. Jo vetëm që do të kenë shpërdoruar paratë, por më pas nuk do të mund të shkojnë më në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’u shkaktojë probleme me udhëtimet jashtë vendit në të ardhmen. Dhe sigurisht, ne duam që njerëzit të parapëlqejnë dhe të kenë mundësi të qëndrojnë në Shqipëri, si dhe për të qenë të suksesshëm duke studiuar dhe punuar këtu.

Por edhe për të ndërtuar një jetë të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë. Pra, unë jam vërtet i vendosur ta ndryshoj këtë gjë. Ne po punojmë shumë fort për këtë, por thirrja ime për të rinjtë është të mos mashtrohen nga kontrabandistët dhe trafikantët që e paraqesin gjithçka si të shkëlqyer dhe të lehtë, sikur shumë shpejt ju do të jeni në gjendje të vini këtu me Ferrari. Nuk është kështu. Nëse mbërrini në MB, e vetmja mënyrë për të shlyer paratë e marra borxh për udhëtimin mbetet droga dhe krimi, kështu që mos harroni çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tuaj dhe për familjet tuaja. Prandaj, mesazhi im është ju lutem mos e bëni këtë”, u shpreh ai.

I pyetur rreth incidentit me rusët e kapur në uzinën e armëve në Gramsh ambasadori britanik nuk komentoi konkretisht rastin, por shtoi se Rusia e sheh Shqipërinë dhe Britaninë si armiq dhe se duhet të jemi të përgatitur për incidente edhe më të rënda.

Ambasada britanike në Tiranë po organizon nga 1 shtatori javën kultore me aktivitet të shumta përfshirë këtu dhe koncerin e këngetares së njohur Rita Ora që do të mbahet ne 6 shtator. 

Intervista e plotë
Denis Minga: z.Ambasador ne folëm për artistët dhe këngëtarët shqiptaro-britanikë që forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve por kemi dhe një problem që janë emigrantët e paligjshëm që kalojnë në Britaninë e Madhe dhe disa prej tyre janë dhe shqiptarë. Si e keni menduar ta zgjidhni këtë problem?

Më vjen shumë keq për këtë, sepse të rinjtë po shfrytëzohen nga persona të lidhur me krimin, të cilët përmes këtyre videove në TikTok u thonë ejani në MB, kushton jo shumë, vetëm disa mijëra paund, dhe mbërritja është e sigurt, por realiteti është se shumica e tyre do të ndalohen dhe do të kthehen në Shqipëri. Jo vetëm që do të kenë shpërdoruar paratë, por më pas nuk do të mund të shkojnë më në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo do t’u shkaktojë probleme me udhëtimet jashtë vendit në të ardhmen. Dhe sigurisht, ne duam që njerëzit të parapëlqejnë dhe të kenë mundësi të qëndrojnë në Shqipëri, si dhe për të qenë të suksesshëm duke studiuar dhe punuar këtu.

Por edhe për të ndërtuar një jetë të suksesshme në Mbretërinë e Bashkuar apo gjetkë. Pra, unë jam vërtet i vendosur ta ndryshoj këtë gjë. Ne po punojmë shumë fort për këtë, por thirrja ime për të rinjtë është të mos mashtrohen nga kontrabandistët dhe trafikantët që e paraqesin gjithçka si të shkëlqyer dhe të lehtë, sikur shumë shpejt ju do të jeni në gjendje të vini këtu me Ferrari. Nuk është kështu. Nëse mbërrini në MB, e vetmja mënyrë për të shlyer paratë e marra borxh për udhëtimin mbetet droga dhe krimi, kështu që mos harroni çfarë do të thotë kjo për të ardhmen tuaj dhe për familjet tuaja. Prandaj, mesazhi im është ju lutem mos e bëni këtë.

Denis Minga: Për këtë problem keni bashkëpunim dhe me qeverinë shqiptare?

Natyrisht, ndryshimin nuk mund ta sjellim pa Partneritet, jo vetëm me qeverinë shqiptare, por edhe me qeveri të tjera në të gjithë Evropën dhe botën. Po, jemi duke bashkëpunuar shumë fort me qeverinë. Gjithmonë mund të bëjmë më shumë. Dhe diskutojmë rregullisht për këtë, ndaj kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë në rrafshin operacional, qoftë me policinë, apo të tjerët.

Por po punojmë edhe në rrafshin politik dhe në një terren konkret për të gjetur se çfarë duhet bërë për të ndryshuar këtë situatë dhe si mund të vijë ndryshimi.

Denis Minga: z.Ambasador ka një perceptim mediatik se vëmendja juaj , pra e qeverisë suaj ndaj Shqipërisë është rritur së fundmi, pse?

Por këtu hyjnë në lojë një sërë faktorësh. Së pari, Shqipëria është në fakt një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në nivel botëror. Që nga Brexit-i, po shqyrtojmë cilët janë vendet partnere demokratike që mund të bëhen aleatët tanë më të rëndësishëm për të ardhmen dhe Shqipëria është një prej tyre. Ne punojmë ngushtësisht së bashku në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në NATO, dhe në struktura të ngjashme. Në fakt, Shqipëria dhe Britania e Madhe thuajse gjithmonë votojnë në mënyrë të ngjashme në forumet ndërkombëtare. Pra, ne jemi partnerë shumë të fortë në nivelin ndërkombëtar.

Në nivel rajonal, në Evropë, ne jemi shumë të lidhur dhe popujt tanë janë të lidhur me njëri-tjetrin. Siç mund ta dini, ka mbi 100,000 ndoshta 150,000 shqiptarë tani në MB, shumica e tyre bëjnë punë të ligjshme dhe kontribuojnë në shoqërinë britanike, por edhe në Shqipëri. Pra, unë mendoj se lidhjet midis njerëzve do të shtohen. Tani, çdo vit, vijnë më shumë turistë dhe këtë vit, mendoj se kemi parë edhe më shumë turistë nga MB në Shqipëri. Njerëzit vijnë këtu për qëllime të ndryshme turistike, por dhe për festivale. Këtë fundjavë, edhe unë ndoqa Festivalin Sunny Hill. Festivali britaniko-kosovar dhe shqiptar që u zhvillua këtu ishte një ngjarje e mrekullueshme dhe shpresat janë që ngjarje të tilla të bëhen më të shpeshta. Por, padyshim, kur ka probleme, qofshin ato të lidhura me krimin e organizuar apo emigracionin e paligjshëm që ju përmendët, kjo do të thotë se ne duhet të bashkëpunojmë më ngushtë, çka do të thotë se unë shoh që bashkëpunimi ynë do të vijë duke u shpeshtuar dhe forcuar vazhdimisht.

Denis Minga: Në këtë drejtim z. Ambasador populli shqiptar ka realisht nevojë për ndihmën tuaj për ndihmën e SHBA, dhe kur ju publikuat se ka një listë të zezë për politikanët e korruptuar në Shqipëri përfshirë këtu dhe z. Berisha, menjeherë pati entuziasëm nga qytetarët nga media se pervec Amerikës dhe një shtet tjetër shumë i rëndësishëm po e ndihmon Shqipërinë në këtë drejtim ? Pse keni nisur ta aplikoni këtë lloj metode?

Pra, është vërtet e rëndësishme që secili nga ne, në botën mbarë, të bëjë gjithçka mundet. Dhënia fund pandëshkueshmërisë dhe forcimi i llogaridhënies nuk janë nevoja ekskluzive të Shqipërisë. Kjo mund të arrihet vetëm duke punuar së bashku dhe duke mbështetur njëri-tjetrin me vepra. Pra, gjëja e parë është që në Shqipëri duhet të jepet llogari. Është shumë e rëndësishme që ligji të sundojë. Institucionet që luftojnë krimin dhe korrupsionin janë të rëndësishme dhe duhet të jenë efektive. Ne duhet t’i mbështesim ato. Por ne ndërmarrim veprime edhe nga ana jonë në mënyrë që dikush që është i përfshirë në krim dhe korrupsion dhe që dënohet këtu, në mënyrë të veçante në raste të tilla, ata nuk do të jenë të mirëpritur në Mbretërinë e Bashkuar dhe as të ruajnë paratë në Mbretërinë e Bashkuar. Në raste të tilla do të ndërmarrim veprime të pavarura. Tani siç e dini, Sër Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i kryeministrit tonë për Ballkanin Perëndimor, shpalli valën e parë të veprimeve që kemi ndërmarrë. Do të vazhdojmë kështu sepse është vërtet e rëndësishme. Kjo është diçka që duhet të kthehet në rutinë, në mënyrë që njerëzit që kryejnë veprime të paligjshme dhe që nxisin krimin dhe korrupsionin të përballen me pasoja.

Denis Minga: Z. Ambasador kur ju thoni që këta persona duhet të ndëshkohen, këta persona pavarësisht kush janë , nuk do të jenë të përshtashëm nesër në rast se vinë në pushtet për të bashkëpunuar me ju, pra nuk do ti pranoni si homologë?

Është e vështirë, apo jo? Sepse, ju e dini, se neve nuk na pëlqen të ndërpresim kontaktet me askënd, por ka një kufi. Nëse dikush ngulmon dhe përsërit veprimet e tij që nxisin krimin dhe korrupsionin, atëherë kemi të bëjmë me një problem të vërtetë, sepse kjo futet në sistem, duke vështirësuar ndërveprimin e mëtejshëm. Ne ndjekim një qasje të ekuilibruar. Nuk shënjestrojmë asnjë individ, asnjë parti politike. Gjithmonë do të kemi një qasje të ekuilibruar. Kjo bazohet në interesat e popullit britanik dhe ne shpresojmë edhe në interesat e popullit shqiptar. Kështu që do të bëjmë çmos për ta ruajtur këtë qasje ndaj problemeve, çka është realisht në interes të popullit të Shqipërisë dhe të Mbretërisë së Bashkuar.

Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t'i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër.

Denis Minga: z.Ambasador edhe për pak humor meqë jemi në javën kulturore, nuk e di nëse e dini apo jo por, ju pas ambasadores Juri Kim jeni ambasadori më i rëndësishëm në Shqipëri në sytë e publikut shqiptar pas listës së zezë, është e gjatë kjo listë?

Shikoni, kthehet në sfidë nëse e shikojmë si konkurrencë se kush është ambasadori më i rëndësishëm. Unë nuk besoj në konkurrencën midis qeverive, besoj në bashkëpunimin e tyre. Kështu, do të përqendrohemi në farkëtimin e një bashkëpunimi vërtet pozitiv. Vendet mund të zgjedhin mënyra të ndryshme për t’u marrë me këto çështje, por është e rëndësishme të kemi të njëjtin këndvështrim lidhur me rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, forcimit të llogaridhënies dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë. Mendoj se nëse secili prej nesh bën gjithçka mundet, atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme të ndritur, sepse unë tashmë e shoh Shqipërinë duke bërë përpara. Përmendëm turizmin, ekonomia po zhvillohet, por ritmet e zhvillimit do të ishin shumë më larta nëse zgjidheshin këto çështje të vështira dhe momenti është tani. Shqipëria, tashmë, ka shansin për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ne do të mbështesim aspiratat e shqiptarëve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Edhe pse britanikët janë jashtë, ne vazhdojmë të mbështesim shqiptarët që duan të shohin një trajektore euro-atlantike. Prandaj, nëse do të mundemi që së bashku të zgjidhim çështjet e vështira, atëherë realisht do të kemi një zhvillim pozitiv eksponencial sepse Shqipëria ka kaq shumë potencial, kaq shumë për të ofruar sa unë mendoj se mund të arrijmë zhvillime vërtet pozitive.

Denis Minga: Z.Ambasador ju nuk e bëni publike listën e të korruptuarve , por ne do ta kuptojmë tek kandidatët nesër në zgjedhje?

Kjo është shumë e rëndësishme. I takon popullit shqiptar që të zgjedhë njerëzit që dëshiron ta udhëheqin. Ky duhet të jetë një vend demokratik, i lirë dhe i pavarur dhe lipset që edhe zgjedhjet të jenë të tilla. Pra, ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të forcuar demokracinë, sundimin e ligjit e kështu me radhë dhe do të përdorim gjithë mbështetjen tonë për ta bërë këtë. Jemi vërtet në pikën ku, mendoj unë, shqiptarët shpesh kanë shpresuar për ndryshimin që u nevojitet. Por shumë njerëz po largohen sepse janë shumë të zhgënjyer, nuk po shohin ndryshime në politikë, nuk po shohin ndryshime në gjendjen ekonomike. Prandaj nëse arrihet përparim në këto drejtime, do të kemi një moment vërtet të rëndësishëm për të ardhmen.

Denis Minga: Z. Ambasador ne folëm pak më parë për Kosovën, ju e dini që ka marrëveshje për njohjen e dokumentave mes palëve, unë e mbaj mend që Britania e Madhe ka qenë vendi shumë insistues që Serbia të bombardohej nga NATO dhe Kosova të shpallte pavarësinë, por nga viti 1999 dhe deri tani gjërat duket sikur kanë ngecur, pse dhe a keni nje prognozë sesi mund të jetë e ardhmja e Kosovës?

Ju e dini që ne kemi qenë, që në fillim, përkrahës shumë të fortë të Kosovës dhe pavarësisë së saj dhe do të vazhdojmë të jemi. Por ne jemi edhe partner për të gjithë rajonin, për Serbinë dhe të tjerët. Konkretisht, Kosova dhe Serbia. Është shumë e rëndësishme që këto dy vende të zgjidhin mosmarrëveshjet midis tyre. Dhe ne jemi shumë të kënaqur që shohim zgjidhjen e problemit të dokumenteve të identitetit.

Por sigurisht, ka shumë hapa të tjerë që duhen ndërmarrë. Ne do të inkurajonim të gjitha qeveritë, por veçanërisht qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë, që të dyfishojnë përpjekjet e tyre. Ky është momenti dhe nëse ka diçka që na ka mësuar pushtimi rus i Ukrainës është se ne nuk kemi luksin të ndahemi. Duhet të lëvizim në drejtimin pozitiv për të përmirësuar lidhjet politike, për të përmirësuar lidhjet ekonomike, për të përmirësuar lidhjet kulturore dhe për të zgjidhur dallimet mes nesh. Dhe atëherë të gjithë do të jemi të fituar?

Denis Minga: E ka sot Kosova të njëjtën mbështetje të Britanisë si në vitin 1999?

Po, sigurisht. Kjo është ajo që ne gjithmonë do ta mbajmë gjallë. Nuk fillojmë punë dhe më pas shpërqendrohemi, sepse ne mbështesim rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në fakt, do të thosha se vëmendja e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Ballkanit Perëndimor nuk ka qenë kurrë kaq e lartë sa sot dhe vazhdon të rritet. Kjo është arsyeja pse ne kemi një të dërguar të posaçëm të kryeministrit për rajonin.

Jo më kot i mblodhëm të gjithë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar si dhe ministrat e jashtëm, dhe shkëmbimet vazhdojnë. Po rrisim, gjithashtu, edhe ndihmën financiare për rajonin. Kështu, për shembull, kemi akorduar 10 miliardë paund për të mbështetur biznesin dhe eksportet nga MB në Ballkanin Perëndimor. Dy miliardë paund nga këto janë për Shqipërinë. Kështu, që unë mendoj se kjo mbështetje vetëm do të rritet dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë kohës.

Denis Minga: Cili është mendimi juaj z. Ambasador për inisiativën Open Balkan?

Ballkani i hapur është padyshim një nismë rajonale dhe mbështetja jonë është për çdo nismë rajonale që është gjithëpërfshirëse, por sigurisht që këtu ka një ngërç, sepse për momentin jo të gjitha vendet marrin pjesë. Është vërtet e rëndësishme që këto gjëra të sjellin më shumë siguri për rajonin, të nxisin një zhvillim më të mirë të ekonomisë së rajonit, qoftë përmes procesit të anëtarësimit evropian, qoftë përmes procesit të Berlinit që Kancelari gjerman ka njoftuar se do ta ri-aktivizojnë këtë vit, qoftë edhe përmes Ballkanit të hapur. Shohim se është vërtet e rëndësishme që rajoni të ndërtojë lidhje ndërkufitare, por duhet ta bëjë këtë në mënyrën e duhur duke garantuar gjithëpërfshirjen. Pra, t’u shërbejë të gjithëve dhe askush të mos përjashtohet.

Denis Minga: Z.Ambasador ne folëm për Ukrainën dhe agresionin rus në Ukrainë, ka ndodhur dicka para disa ditësh në Shqipëri , dy shtetas rus u kapën duke përgjuar pranë një ndërmarrje ushtarake në Gramsh , ata po hetohen për spiunazh , cfarë mendoni po ndodh në botë, kemi nje rend të ri , kemi nje rikthim të luftës së ftohtë dhe si e shikoni aleancën e Shqipërisë dhe Britanisë në këtë kuadër ?

Kemi të bëjmë me një grup pyetjesh të ndërlikuara. Nuk do të komentoj për incidentin konkret. Sepse është nën hetim dhe shpresojmë se do të trajtohet në mënyrën e duhur. Por situata e Rusisë dhe Ukrainës, në një aspekt më të gjerë, do të sjellë ndryshime të mëdha në mënyrën se si bota do të punojë për të ardhmen. Sigurisht, shpresojmë që nuk do të përfundojmë duke pasur një luftë të tretë botërore, apo edhe një luftë në shkallë të gjerë në të gjithë Evropën, por kjo nuk është vetëm një çështje rajonale evropiane. Ky është një grup çështjesh globale, të cilat kanë nxjerrë në pah nevojën që ne të bashkëpunojmë shumë më fort midis nesh.

Shqipëria është një nga partnerët tanë më të fortë për të promovuar atë që duhet të ndodhë në Ukrainë dhe për të përballuar agresionin e Rusisë, si nëpërmjet NATO-s ashtu edhe ushtarakisht. Më tej, edhe nëpërmjet rolit udhëheqës që i është dhënë Shqipërisë në rrafshin ndërkombëtar, përfshirë presidencën e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe pjesëmarrjen e saj të vazhdueshme ndërkombëtare, që ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë. Por ky rol shoqërohet edhe me rreziqe për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar. Fatkeqësisht, Rusia do na shohë si armiq dhe duhet të përgatitemi për incidente shumë të vështira. Por, së bashku, ne mund t'i përballojmë ato, ne mund të mbështesim njëri-tjetrin dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Kështu që unë mendoj se, për fat të keq, ne duhet, siç diskutuam me kryeministrat, të mendojmë të pamendueshmen, duke garantuar mbështetjen për njëri-tjetrin në zgjidhjen e problemeve.

Denis Minga: Si e shikoni përfundimin e luftës?

Shikoni, është tejet e vështirë të parashikosh se si do të përfundojë kjo. Sigurisht që do të donim të përfundonte sa më shpejt. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që t’i japë fund pushtimit të paligjshëm të Ukrainës. Rusia duhet të tërhiqet dhe pavarësia e Ukrainës duhet të respektohet plotësisht dhe e gjithë Ukraina duhet të ecë përpara si një vend i pavarur.

Por nuk dihet mënyra se si mund të arrihet kjo në mes të një konflikti të vazhdueshëm ushtarak që mund të përhapet më tej në një rajon që përballet me refugjatët dhe të tjera aspekte. Pra, ne të gjithë duhet të dyfishojmë përpjekjet për t'i dhënë fund luftës dhe për të ndihmuar në ecjen përpara. Nuk jam optimist se kjo do të ndodhë shpejt, por të gjithë duhet të punojmë për këtë.

Denis Minga: A është Perëndimi i bashkuar pavarësisht krizës globale të cmimeve?

Ne, si Perëndim, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku shumë më fort. Është, gjithashtu, një moment për mundësi të reja. Sekretari ynë i Jashtëm ka bërë thirrje për forcimin e rrjetit të lirisë me demokracitë me të cilat kemi qëndrime të përbashkëta, por edhe për të linjëzuar interesat tona ekonomike me njëri-tjetrin. Ne të gjithë duhet të rikonfigurojmë zinxhirët tanë të furnizimit. Sepse nëse mbështetemi te gazi rus ose tek mallrat e Kinës dhe pastaj befas kjo përbën rrezik, ne duhet ta zgjidhim këtë. Pra, të gjithëve na duhet të përshtatemi dhe kjo është shumë e vështirë në një kohë kur kjo ka ndikim edhe në koston e jetesës së individëve. Gjërat do të vështirësohen shumë gjashtë muajt e ardhshëm. Por unë mendoj se së bashku mund ta kalojmë edhe këtë dhe më pas të përgatitemi për të ardhmen.

Denis Minga: Z.Ambasador dhe një pyetje të fundit, ambasadorja amerikane në 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA u shpreh se do të jemi bashkë edhe 100 vite të tjera, po mesazhi juaj për shqiptarët?

Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë një histori shumë më të gjatë se kaq së bashku. Ndërsa festojmë 100 vjetorin e marrëdhënieve tona dypalëshe, duhet të hedhim sytë mbrapa. Janë më shumë se 100 vjet, sepse ne jemi të lidhur në mënyrë të qenësishme, popujt tanë kanë qenë të lidhur. Përmes kulturës, apo edhe javës britanike që festojmë këtë javë, qoftë edhe përmes politikës, apo përmes ekonomisë dhe biznesit, ne do të jemi partnerë të fortë së bashku për të ardhmen.

Intervista e plotë

Ora 20:55
Ambasadori britanik për Report Tv: Partitë të mos zgjedhin kandidatë të korruptuar për zgjedhjet

 

Duke qenë se zgjedhjet vendore janë shumë afër, ambasadori britanik në Tiranë, Alaistair King-Smith ka pasur një mesayh për partitë politike. Në një intervistë për Report Tv, ambasadori tha se partitë duhet të kënë kujdes që të mos zgjedhin  kandidatë që kanë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin.

‘Do desha të them edhe një gjë tjetër në lidhje me zgjedhjet që po afrojnë. Vitin tjetër kemi zgjedhjet lokale dhe më vonë zgjedhjet e përgjithshme. Njerëzit mund të bëjnë një gjë vërtet të rëndësishme. Politikanët mund të bëjnë të njëjtën gjë të rëndësishme. Njerëzit duhet të kërkojnë që t'i jepet fund krimit dhe korrupsionit. Duhet të kërkojnë që kandidatët e paraqitur në zgjedhje të mos kenë të bëjnë me krimin dhe korrupsionin. Ndërsa partitë politike, sigurisht duhet të marrin masa, dhe kjo është edhe thirrja që ne u drejtojmë atyre, që kur të përzgjedhin kandidatët, të mos kandidojnë ata që janë të përshirë në krim dhe korrupsion, por t’i paraqesin elektoratit individë të pastër’, tha ambasadori.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vaso: 03/09/2022 14:29

    Duhet ta pyesje perse e mbeshtet kaq shume dhe hapur Greqine ne pretendimet territoriale me Shqiperine ?

    Përgjigju
  • Lexues: 03/09/2022 10:30

    Te befte kina nenen, kur vijne parate i pranoni ju pastaj kontrolloni si me abramovich..duhet te jeni te fundit per moral

    Përgjigju
  • Mbyll ambasaden: 02/09/2022 20:11

    Mesa duket shqiperia duhet të behen me gjermant dhe të mbyllet fare Kjo ambasada gjermani ! Bashke me keto duhet rezoluta që britania të paguje për demet e luftrave në bote ! Ska me qofte tek dajat !

    Përgjigju
  • arberesh: 02/09/2022 19:36

    Ky zoti ambasador perfaqeson nje shtet qe ka vrare miliona njerez ne emer te kolonializmin. Shteti anglez dyhet te inkriminohet per vrasje te miliona njerez neper bote , dhe te na sjelle floririn qe vodhen shqiptarve ne 1944.

    Përgjigju
  • ermal: 02/09/2022 19:10

    ky tipi qe i tregon shqiptareve nese do rrine ose jo ne vendin ku derdhin shpirt e gjak duhet te shpallet non grata

    Përgjigju
  • Rashidi: 02/09/2022 19:05

    Mos ki merak se nuk i ka parate tek ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?