Sali Berisha

Berisha nis fushatën për kreun e PD-së në Elbasan! Reagon ndaj Kim: Po bën fushatë elektorale kundër meje, mos të ndërhyrjë në politikën e brendshme

13 Maj 2022, 17:49| Përditesimi: 13 Maj 2022, 20:27

  • Share

Sali Berisha ka nisur fushatën për garën për kreun e Partisë Demokratike, ku përballë ka Ibsen Elezin. Berisha po zhvillon një tur takimesh dhe fushatën e ka nisur nga qyteti i Elbasanit. Por hapja e fushtës ka nisur me incident, pasi një i pranishëm mesa duket i dehur, ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë. Megjithatë Berisha e priti me sportivitet, ndërsa i dehuri bërtiste ‘Jam Besnik i Sali Berishës’.

Ish-kreyministri Berisha nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e amabsadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se senjë vendim i ‘non grata’ nuk është ndryshuar’.

“Fushatë elektorale kundër Berishës në prag të garës së tij për kryetar të PD. Kaq ashtë komenti im. I bëj thirrje qeverisë së SHBA dhe Biden mos të lejoje përfaqësues të tij që të ndërhyjnë në punë të brendshme të PD dhe përpjekje të paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare, partisë konservatore shqiptare. Kaq kisha!”

Ora 20:13
Berisha: Basha më tha se Shqipëria dhe PD do kenë pasoja nga shpallja ime "non grata"! Unë i thashë punë e madhe, për mua dhe fëmijët e mi përçmimi është më i rëndë

 

Gjatë një takimi sot në Elbasan, Sali Berisha tregoi një episod me ish-kreun e PD Lulzim Basha, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA. Berisha u shpreh se Basha i ka thënë se fëmijët e tij, PD dhe Shqipëria do të kenë pasoja nga kjo gjë.  Ai tha se fëmijët dhe vendi i tij më të keqen kanë përçmimin dhe këtë gjë nuk mund ta pranojë kurrë.

“E ka shpjeguar Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se i kanë thënë se fëmijët e tij do kenë këto e këto pasoja.  Pastaj, i them unë? Pastaj nëse nuk të përjashtoj PD do të ketë këto e këto pasoja. Pastaj? Edhe Shqipëria do të ketë. 

Unë i them që të gjitha këto le të bëhen, se fëmijët e mi dhe vendi im më të keqen kanë përçmimin. Dhe atë nuk mund ta pranoj kurrë. Një anti shqiptar si Soros i faktuar me të gjitha projektet e tij për ndarje dhe çarje të Kosovës. Për ideologjinë e tij që nuk pajtohet me vlerat dhe interesat e pa që kishte pengesë në këtë rrugë. 

Shfrytëzoi Edi Ramën duke bërë raporte mbi të cilat firmos sekretari i shtetit. Unë jam njeri pa.. nuk njoh asgjë para interesit tim kombëtar. Ai nuk ka arsye të jetë anti shqiptar. Por George Soros po. Edi Rama po”, u shpreh Berisha.

Ora 17:50
Nis me një incident fushata e Berishës në Elbasan, i dehuri i ndërpret fjalënv (VIDEO)

Hapja e fushatës së Sali Berishës në Elbasan për kreun e PD-së, ka nisur me incident, pasi një i pranishëm mesa duket i dehur, ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë. Megjithatë Berisha e priti me sportivitet, ndërsa i dehuri bërtiste ‘Jam Besnik i Sali Berishës’.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?