Berisha në Shkodër: Bashën e pret vrima e miut nga ky revolucion! Kush e do për kryetar opozite tallet me lirinë

16 Janar 2022, 12:45| Përditesimi: 16 Janar 2022, 13:38

  • Share

Duke folur për demokratët që e mbështesin në qytetin e Shkodrës, Berisha tha se Bashën e pret vrima e miut nga revolucioni që kanë nisur dhe se kushdo që e do për kryetar opozite nuk do lirinë.

"Hiqni dorë prej Lulzim bravës, është turpi i dheut dhe turpi i historisë. Ndahuni nga Lulzim Basha sepse atë e pret vrima e miut nga ky revolucion. Askush nuk ka të drejtë të luajë me pluralizmin politik, ata që mbështesin Bashën për kryetar opozitë ata tallen! Shqiptarët që mbështesin Bashën tallen me lirinë, me vlerat e pluralizmit.", ka thënë ai.


Lajmi kryesor:

Berisha mbledh në Shkodër mbështetësit e tij: Bashën e pret vrima e miut me revolucionin tonë! Ndërkombëtarëve i them se ne do të vazhdojmë


J.GJ.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?