Gazetari Flogert Muça ka paralajmëruar arrestimet të tjera nga prokuroria e Posaçme. Në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, gazetari tha se synohet që të pastrohet klasa politike shqiptare. Muça po ashtu ngriti pikëpyetje nëse Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta e kalojnë dot Oqeanin e shtoi se janë larguar jashtë shtetit.
‘Shumë shpejt do të dëgjohen krismat të fuqishme për të mos thënë se janë prerë flet arreste majtas dhe djathtas. Ilir Meta dhe Kryemadhi e kalojnë dot oqeanin sot që flasim. Të hapin telefonin se i kanë fikur para se të përgjigjen ose duhet të vijnë në Shqipëri. Po pastrohet klasa politike shqiptare.’- tha Muça.
Ndërkohë avokati Kujtim Cakrani në fjalën e tij sa i përket seancës gjyqësore të Sali Berishës, tha se gjyqtarja ka ndërmarre një vendim anti-kushtetues. Cakrani tha se ai ka këshilluar ish-kryeministrin Berisha që të bëjë kallëzim penal ndaj gjyqtares.
M.Q.//ReportTv.al‘Ka disa vendime për atë gjyqtare që nuk dihet si ka kaluar vettingun. Nuk duhet ta kishte kaluar vettingun. Është mediokre nga pikëpamja e formimit dhe ka marrë një vendim antikushtetues. Ka shkelur kushtetutën ndaj një individi. Unë e kam këshilluar që ndaj saj do të bëhet kallëzim penal dhe ndaj prokurores do të bëhet.
Gjyqtarja sot duhet të kishte kërkuar dorëheqjen. La bërë një gabim procedurial, ligji e ka në momentin që tërhiqen avokatët duhet të njoftosh Berishën që je pa mbrojtje. Berisha të ishte njoftuar që avokatët e kanë braktisur. Gjykata nga shkelja kalon në shkelje kjo e bën procesin të kompromentuar. Në momentin që nuk është personi në sallë të gjyqit nuk merret avokat.’- tha Cakrani.
Habitem si e ftoni ne studio ate avokarin Kujtim Cakrani,ai ka qen ne burg 8 vjet ne itali per hashash ,si mund te flasi per drejtesi nje ordiner si ai?!
PërgjigjuKu te gjejne te tjere,vetem alabaket I dalin ne mbrojtje sales