Sali Berisha

Afera Partizani/ Berisha nuk lejohet të marrë pjesë në Kuvend! SPAK i refuzon kërkesën

19 Janar, 09:15| Përditesimi: 19 Janar, 15:59

  • Share

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës për t’u paraqitur në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit.

Më anë të një njoftimi, bëhet me dije se prokurorët e posaçëm kanë vendosur të mos pranojmë kërkesën e depozituar nga avokatët e Berishës, i cili aktualisht mbahet në arrest shtëpie nën akuzën e korrupsionit pasiv për privatizimin e kompleksit ‘Partizani’.

“Personi nën hetim Sali Berisha(i përfaqësuar nga mbrojtësit e tij Sokol Mëngjesi dhe Genci Gjokutaj) ka depozituar në datën 15.01.2024 një kërkesë me anën e së cilës kërkonte lejimin e tij për të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit, në cilësinë e deputetit. Pasi janë njohur me përmbajtjen e kësaj kërkese, me vendimin e datës 18.01.2024 Prokurorët kanë vendosur mospranimin e saj”- njofton Prokuroria e Posaçme.

Ndërkohë më 23 janar 2024 është thirrur për tu marrë në pyetje nga SPAK pas kërkesës së avokatëve të ish-kryeministrit, për ta shtyrë seancën që ishte caktuar më 18 janar.  Një ditë më pas, më 24 janar do të shqyrtohet kërkesa e Berishës për heqjen e masës së arrestit shtëpiak të caktuar nga gjyqtarja e GJKKO Irena Gjoka më datë 30 dhjetor.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?