Berisha në arrest, Bardhi për Report Tv: Bashkojmë opozitën në koalicion! Tymi në parlament? Vazhdojmë edhe pa ish-kryeministrin

9 Janar, 13:00| Përditesimi: 11 Janar, 14:40

  • Share

Në parlament, i bashkon tymi kundër mazhorancës. Jashtë tij, në sfidën politike të parlamentareve te 2025-ës, Gazmend Bardhi zbulon se po bëhen negociata që të gjitha kampet brenda të djathtës, të mblidhen në një, edhe ne pjesën tjetër të aksionit opozitar

Hapat e para të bisedimeve Gazment Bardhi konfirmon për Report Tv se i ka nisur me deputetët e grupit të Sali Berishës.

“Të gjithë deputetët që janë të vendosur për të bërë opozitë, janë bashkë në parlament, janë duke koordinuar aksionin e tyre parlamentar. Ky bashkim do të duhet të shtrihet edhe në aksionin tonë politik jashtë parlamentit për të cilin ne po punojmë”, thotë Bardhi. 

Idenë e bashkimit e hodhën disa muaj më parë, partitë aleate, me atë që e quajtën federatë opozitare, për të cilën gjithashtu shpejt, Bardhi paralajmëron të ketë zhvillime.

“Opozita ka nevojë për një koalicion të gjerë politik opozitar që të ketë brenda çdo faktor opozitar dhe gjithë aksioni i opozitës të jetë i koordinuar nga një trupë ku përfaqësohen të gjitha partitë politike opozitare. Edhe në këtë drejtim është duke u punuar", vijon Bardhi.

Basha dhe Berisha i lirë në atë kohë, kushtëzuan federatën me praninë e njëri-tjetrit.

Por Bardhi, nën reshta të lë kuptuar se mund të bashkëpunojë edhe me Lulzim Bashën, por së pari ai duhet të japë prova, se është në krah të opozitës, e nismat e fundit, për të dënuar shpifjen e përdorur nga deputetët, sipas Bardhit, e orientojnë drejt Ramës.

“Zoti Basha dhe cilido prej kolegëve nëse e çmojnë veten në opozitë, kanë detyrimin të jenë së bashku me ne kur ne bëjmë betejë për komisione, reformën zgjedhore, apo kur bëjëm betejë që bashkarisht kemi propozuar në Kuvend. Mungesa e tyre kur ne jemi në aksion për të drejta kushtetuese të opozitës, apo propozimi I një ligji që do ta kishte zili edhe Edi Rama (dënimi i shpifjes) në vend që të jetë krah deputetëve të opozitës kur ne denoncojmë, propozon ligj që deputetët e opozitës të dënohen me dy vite. Uroj që në 2024 t’i përgjigjet atij mandati opozitar që ka marrë si përfaqësues i popullit opozitar”, thekson Bardhi. 

Edhe me Sali Berishën në arrest shtëpie, të hënën parlamentit deputetët e opozitës do t’i drejtohen me synim të qartë: Nuk ka qetësi e normalitet.

“Nuk ka për të patur normalitet të punës në Kuvend. Sepse normaliteti nënkupton që maxhoranca të kryejë detyrën e saj pa penguar opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Nuk besoj që mungesa e Berishës do ta pengojë, por mungesa e Berishës dhe çdo deputeti të opozitës në aksion ka rëndësinë e vet. Do ta vlerësojmë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse sjellja jonë do të jetë e njëjtë, pra për të pamundësuar seancat normale, apo a do të kalohet në hapa të tjerë përshkallëzues të aksionit të opozitës”, pohon ai.

Flakën në parlament, drejtuesi i shumicës së deputetëve opozitarë, thotë se po e shton më shumë indiferenca e socialistëve për të dialoguar.

“Është çështje vullneti politik. Grupi parlamentar ka shprehur gatishmërinë për dialog politik, nga ana tjetër keni parë maxhorancën që i ka shtuar 'benzinë zjarrit' në Kuvendin e Shqipërisë, situatës jo-normale me ndryshime të njëanshme në rregullore e ligjin e  komisioneve. Uroj të ketë reflektim të deputetëve të maxhorancës", tha Bardhi. 

Ora 14:09
Boçi konfirmon bisedimet me Bardhin: Bashkim me federatë! Nëse Basha reflekton për rolin e opozitarit, të vijë

 

Bisedimet që Gazment Bardhi konfirmoi në një intervistë për Report Tv i pohon edhe nënkryetari i PD së Rithemelimit Luçiano Boçi.

Ai thotë se diskutimet janë intensive për një bashkim të të gjithë opozitës për zgjedhje. Edhe përfshirjen e Bashës e kushtëzon me kthimin, sipas tij në rolin e opozitarit.

“Po punohet për një proces bashkimi jo vetëm brenda PD, por edhe në pjesën e partive të opozitës, që janë të gatshme të bëhen pjesë e këtij fronti dhe të aksioni opozitar, jo thjeshtë zgjedhor, por edhe aksionit që pararend situatën zgjedhore. Bisedimet dhe procesi vazhdon. Aktet e bashkimit do të zbardhen dhe do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Ky bashkim është konkret, fillimisht brenda nesh dhe më pas edhe për të ftuar të gjitha partitë opozitare me të cilët përfaqësuesit e PD-së janë bisedime intensive”, tha Boçi.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fatosi-kosove: 10/01/2024 12:11

    Qe PD te bashkohet dhe shqiperia te shpeton eshte fare lehte, se pari duhet qe kriminel si bardhi siq e thot edhe vet sali berisha se eshte drejtues i skuadres vrastare dhe gjithe kriminelet rreth tij veqmas noka, palloka, vokshi, salianji,baqi,kaqi,muqi,kuqi te futen ne burg dhe vetem ateher PD-ja rilind dhe shqiperia shpeton, sa te ket kriminel si gazialem bardhi e noka kurre sdo kete PD as qetsi ne shqiperi, apo se gati harrova,ti ore gazialem bardhi nese ja do te miren PD-s vendose fazlliq shkakun ne vend te sali berishes te pakten tash sa eshte ne ballkon duke mrizuar dhe ai do tju bashkon si dikur keshtu te gjithe jeni te kenaqur.

    Përgjigju
  • Iris: 10/01/2024 02:08

    Kerkojne te afrohen me Lulin,por /me kusht/,duan qe Basha t'u shkoje pas avazit.Tani Bardhi ka dale si regjenti i veteshpallur i opozites ne mungese te Sales dhe do te vazhdojne antikat ne Kuvend se Sulltani nuk eshte denuar akoma me forme te prere,vetem izoluar.Asgje nuk ka ndryshuar.

    Përgjigju
  • Vokshi: 09/01/2024 14:41

    Tani ngelen pa Salen dhe kerkojne te afrohen me Lulin Por Luli do bej gabim te madh ti pranoj Ti ler ne rrug ashtu sic e lane ata maskarenj deri dije moren kazma e lopata per tu futur ne selin e Pd tani kerkojne bashkim se e din qe kane vajtur per lesh

    Përgjigju
  • Gusi: 09/01/2024 14:30

    luciano pavaroti!

    Përgjigju
  • artur: 09/01/2024 14:20

    Shpellaret tym parlamenti perjashtim deri sa te gdhendeni,kur humbet logjika fillon forca por ju ndyresira e shkateruat PD sepse ka shume si ky BQ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?