Politikë

I kërkojnë që të heqë dorë nga mandati i deputetit, Berisha mesazh SHBA-së nga foltorja e parlamentit: Unë nuk tërhiqem, o plehra, o budallenj, o çakenj!

17 Gusht 2021, 14:56| Përditesimi: 17 Gusht 2021, 21:19

  • Share

TIRANË- Teksa shtatori po afrohet dhe pritet të krijohet parlamenti i ri, Sali Berisha vijon të përsërisë se nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga mandati i fituar në zgjedhjet e 25 prillit, edhe pse një vendim i tillë dëmton PD-në, partinë që e themeloi vetë. Në një kohë që SHBA-ja është e prerë në kërkesën e saj që ai të mos jetë më përfaqësues i popullit në Kuvend, pasi e cilëson si minues të demokracisë, ish-kryeministri, i shpallur Non-Grata, duket se vijon me përpjekjet e tij për të bindur shqiptarët dhe ndërkombëtarët se vendi i tij është në Parlament.

Sot, ai ka zgjedhur që t'u përçojë një mesazh SHBA-ve, pikërisht me deklaratën e tij të para disa viteve duke thënë "se ai është Sali Berisha dhe nuk tërhiqet", ku përdor edhe një fjalor aspak të hijshëm për një deputet, me etiketime si "çakenj, budallenj, plehra", që duket se vijnë për ata që i kërkojnë të largohet, mes tyre edhe ambasadorja Yuri Kim.  

" Jam Sali Berisha o budallenj, nuk tërhiqem unë o budallenj, jam Sali Berisha, o çakej, që flisni si çakej, e dini si më dukekeni  mua, plehra më dukeni, se të tillë jeni, para interesit kombëtar nuk njoh askënd tjetër, s'njoh asgjë unë", ka deklaruar Berisha.

Ishte data 30 korrik, kur diplomatja Yuri Kim pas një takimi me kreun e PD-së, Lulzim Basha në selinë blu, ia bëri të qartë se SHBA-të nuk e duan në shtator Sali Berishën në Kuvend. Diplomatja amerikane i kërkoi Lulzim Bashës që të distancohet nga Sali Berisha dhe këtë mesazh pas takimit mbi 1orë, ndonëse e artikuloi në gjuhën angleze, e tha në mënyrën më 'shqiptarçe', duke iu referuar një shprehje të periudhës së komunizmit. “Një parti nuk mund të 'hajë bar' për hir të një deputeti”, tha Kim, referuar shprehjes së thënë në komunizëm “edhe bar do hamë dhe nuk do i përkulemi armikut”. Në një kohë kur SHBA i kërkon të distancohet, Basha ka zgjedhur që të heshtë.

Kur u shpall Sali Berisha 'Non Grata'?
Në 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken njoftoi se kishe firmosur fundin palavdishëm të Sali Berishës, duke e futur në listën e zezë, bashkë me familjen, për korrupsionin të rëndësishëm, përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, mbrojtjen e vetes, familjes dhe aleatëve në afera nga veprimi i drejtësisë si dhe për minim të demokracisë në Shqipëri. Sali Berisha lëvizi me shpejtësi duke tentuar të mjegullonte, të manipulonte dhe zbuste forcën e goditjes nga SHBA, duke e personalizuar vendimin si një akt i Antony Blinken dhe akuzuar Sorosin si lobues i vendimit të DASH. Berisha nisi edhe një fushatë lobimi në SHBA, për të sulmuar vendimin e shpalljes "Non Grata".

Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fol: 18/08/2021 21:08

    Pse kerkohet ti mbyllet goja Sali Berishes..vetem ai ka ngel duke denoncu horrat e rilindjes

    Përgjigju
  • Iris: 18/08/2021 02:39

    I fluturuan trute nga terrbimi qyqarit!Para interesit personal(kombetar) nuk njeh asnje e askend.Ndoshta ka ardhur koha qe t'i kujtojme z.Berisha,se cfare fati rezervuan <<plerat,cakejte dhe budallenjte>> per /fytyre ananasin/ e Panamase,Manuel Noriegen, kur nuk iku me te mire nga pushteti.

    Përgjigju
  • Lehu: 17/08/2021 23:00

    Po SPAKU tik tak ku eshte??? Cojeni ne burg po keni by...jo do hysh po sdo hysh u qesharake fare

    Përgjigju
  • Fol: 17/08/2021 18:29

    Nje gje nuk kuptoj o njerez...pse kerkohet me ngulm ti mbyllet goja Sali Berishes?

    Përgjigju
    • Cubel breca: 18/08/2021 04:18

      Kerkohet se eshte qeni i qenve qe vetem leh nga 30 vjet. Ti po e don shum mbaje per relike se per gje tjeter sben!!!!!!!!!!

  • ramaxhi: 17/08/2021 17:18

    ky tamam ja ben shume te lehte punen rames ...

    Përgjigju
  • Sifi: 17/08/2021 17:09

    Eshte e vertete se Saliu nuk ven asgje para siguruse konbetare qe e shkaterrou ne 97,98,2011 dhe se fundi me moliticet e 2019 .Leri shqiptaret ne hallet e veta se shume ja ke shtuar.Do mbahesh mend si shqiptari me i jeq i historuse se konbit tone qe asnje nuk te arrin

    Përgjigju
  • Ado: 17/08/2021 16:04

    O i çmendur

    Përgjigju
  • Asdfg: 17/08/2021 16:03

    Sali berisha duhet te shpallet hero kombetar per trimeri zgjuaresi ..

    Përgjigju
  • Ceno: 17/08/2021 15:57

    Lèri Kèrcénimet o Sali Ditè ziu , se do japésh llogari pèr NJÈ MIJÈ e NJÈ KRIME qè ke bbèrè O GJAKATAR dhe KANIBAL !! NUK tè FRIKÈSOHET USA ty , o DITÈZI dhe SURRAT ZI KRIMINEL qè i ke duart me GJAK SHQIPTARÈSH !!⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    Përgjigju
  • Kapeni kriminelin! Mjaft Me!: 17/08/2021 15:29

    Ato qe i ka vete ky ndyresire e kriminel i felliqur ja vesh te tjereve. Eshte shume turp per shoqerine e shtetin qe nuk e eliminon dot kete vemje e shushunje te piset e keqedashese e te demshme nga trupi i saj. Plehrat e buburrecat e krimbat e ndyre DUHET te digjen ne zjarr sa me shpejt qe te jete e mundur. Ato vetem semundje, katastrofa e mizerje sjellin... Te vertitet me vite ky super maskara e te tallet me popullin e shtetin?!!... Eshte e paimagjinueshme dhe teper e pafalshme...

    Përgjigju
  • AltinTop: 17/08/2021 15:21

    Ne fakt ke te drejte, gjith politika plehra jane, por ti je krye plehra e gjithe ketyre…prandaj akoma sot “interesi kombetar” vazhdon te jete prioriteti yt dhe i cakenjeve qe te rrine nga pas… ne dite do i paguani te gjitha sepse eshte ai interesi kombetar Amerikan qe ju kall daten mu ne mes te parlamentit o plehra…

    Përgjigju
  • Ben: 17/08/2021 15:19

    Sala duke pare se si u kthyen talebanet,mendon se edhe ai do kthehet si me pare.Ne fakt,Sali talebani,eshte kthyer si talebanet ne pushtet,me dhune e shpifje.Me ngjarjet e '97,'98 nuk ja merrte mendj mendja miletit qe Sala do merrte pushtet.Po ja qe e mori,dhe nje neglizhence pati nga Europa dhe Usa,qe e perkrahen.Tani Sala sheh talibanet dhe nuk jep as doreheqjen nga deputet dhe vazhdon perpara me trunin e vet.Sala ka dhe tabanet e vet,qe ulurasin e bertasin si qen,America qe i le punet ne Shqiperi pa perfundu,e keshtu jeta vazhdon si gjithmone.

    Përgjigju
    • Urimi: 17/08/2021 21:44

      Puuuu sa fiks e ke thene!

  • O tej: 17/08/2021 15:02

    Berish je vec nje bolekandari

    Përgjigju
  • MAZLLUM REXHEP HAJDAR KASAP LEKA [KEPI ]: 17/08/2021 14:33

    O salhe ti nuk tërhiqesh po do të tërheqi zvar UEA. Ao ti nuk pyt se ke malokë4 kok pa lar që të mbrojn provoje e do shikosh sa të vlen lëkura jote e ndyr. USA të vesh me oranxhe o salhe kopanxhe.

    Përgjigju
  • Votuesi: 17/08/2021 13:50

    Po nuk u arrestua Sali Berisha nuk perparon Shqiperia. Arrestimi i tij eshte kthyer ne imperativin e kohes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?