Politikë

Berisha: Me vendimin e Bashës janë lënduar mijëra demokratë, PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë

9 Shtator 2021, 22:39| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 22:41

  • Share

Kryeministri Sali Berisha ka thënë se me vendimin e kreut të PD Lulzim Basha për ta përjashtuar nga partia, janë lënduar mijëra demokratë e shqiptarë. Sipas tij në 8 vite PD nuk ka shënuar asnjë sukses, por ka kaluar nga disfata në disfatë.

“Jam i hapur ndaj çdo posti.PD në 8 vite ka kaluar nga disfata në disfatë. Mijëra demokratë janë lënduar sonte si asnjëherë më parë. Janë lënduar edhe të gjithë ata shqiptarë që besojnë se forcat opozitare duhet të qëndrojnë sovrane. Sali Berisha vërtetë e ka betejë personale, por e ka për çdo shqiptar që e ka të çmuar dinjitetin shqiptar”- tha ai.


Lajmi kryesor:

E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend


  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?