Berisha mbron 'gishtin e mesit' të Këlliçit: Meritojnë shumë më tepër, më duket pak! Të isha unë si ai kushedi çdo nxirrja

26 Prill 2023, 13:28| Përditesimi: 26 Prill 2023, 14:46

  • Share

Sali Berisha nuk ka asnjë kritikë për Belind Këlliçin, i cili nxori gishtin e mesit me argumentin për të goditur korrupsionin por mori shumë reagime. Vetë Berisha që e zgjodhi që të kandidojë për Bashkinë Tiranë thotë se të gjithë të korruptuarit meritojnë shumë më tepër se aq.

Madje duket se e nxit Këlliçin të ndjekë këtë rrugë duke thënë se po të ishte në vend të tij, kushedi çdo të nxirrte.

“Ata që vjedhin qytetarët meritojnë jo gishtin, por shumë herë më tepër. Ata që vjedhin qytetarët meritojnë çdo formë diskreditimi, ata që mbrohen nga Rama dhe drejtësia e tij, atë e kanë pak, meritojnë çdo gjë tjetër. Pastaj çdo njeri duhet të marrë parasysh, një i ri ka imagjinatën e vet dhe shprehjen e vet. Po të isha unë, ku e di ti ç’mund t’i nxirrja unë atyre. Më duket pak ajo të them të vërtetën”, tha Berisha.

Berisha ka komentuar edhe dhunën ndaj Bato Dalipaj një punonjës i bashkisë së Patosit, i cili sipas Rithemelimit u godit se nuk plotësoi formularin me emrat e familjarëve që do të votonin për PS-në. Ish-kryeministri tha se e dënon këtë veprim që e cilëson krim të shëmtuar dhe akt të rëndë që dëshmon terrorin që po i ushtrohet qytetarëve dhe votës së tyre të lirë.

“Falangat e krimit elektoral të administratës së narkoshtetit kanë dhunuar fizikisht, keqtrajtuar kafshërisht qytetarin Bato Dalipaj sepse kanë dashur t’i imponojnë me detyrim, paraqitjen e listës së votuesve, të cilët ai duhet të komprometonte për PS-në. Dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të drejtorit të ndërmarrjes komunale të Bashkisë Patos, ndaj punonjësit Bato Dalipaj. Ky është një akt i rëndë, një dëshmi flagrante e përdorimit të makinerisë shtetërore si makineri dhune, terrori ndaj qytetarëve dhe votës së tyre të lirë”, tha Berisha.

Edhe në këtë dalje publike, Berisha nuk la pa përmendur Edi Ramën, i cili thotë se ka frikë nga debati dhe përballja.

 “Nuk ia mban të vijë në studio të përballet me mua”, u shpreh Berisha.

Komento

Komente

  • Sifi: 27/04/2023 09:13

    Sjellja normale e nje figure politike asnjehere nuk humbet ne suksesin zgjedhor.Gishti i mesit eshte sjellje anormale qe vetem bydallenjte mund ta pwrkrahin,por me duket se tjeter kupttim pwr daten 14 Maj ka Krrici se do marr jo vetem gishtin e mesit por dhe me keq.Salu e pwrkrahu se ka kohe qe e ka marr komplet deri sa te jete gjalle

    Përgjigju
  • Iris: 27/04/2023 02:54

    Cfare do na nxirrje ti,/Diellin qe nuk ndrit kurre/?!

    Përgjigju
  • Dakord: 26/04/2023 19:27

    Ne jemi deshmitare se çfare ke nxjerre ti ne vend te gishtit o antinjeri. Njerez, ky e di nga sondazhet qe e urrejne 70% e shqiptareve dhe po perpiqet te thote se kerriçi i tij pak paska bere dhe se nuk eshte si ai. E verteta e hidhur eshte se kerriçi eshte edhe me i poshter se saliu por he per he nuk ka gje ne dore qe ta demonstroje ligesine. Ky njeri eshte thjesht nje Uriah Hip qe po duron talljet e shefit te tij vetem e vetem qe te fitoje pushtet qofte larg o zot.

    Përgjigju
  • Belaja: 26/04/2023 17:45

    Ti or taj do na tregojshe koqet e vyshkuna . Ashtu posi vihet neri n ven.

    Përgjigju
  • Titi: 26/04/2023 16:51

    Po natyrisht ate do merrni ne fund po pak me te gjate e te trashe

    Përgjigju
  • O Toç ?: 26/04/2023 15:28

    Po te ishe ti, do kishe nxjere ate te Sheqeres.

    Përgjigju
  • Tahir tarfyci: 26/04/2023 15:07

    Se ve ne dyshim i gjith shqupi njelloj eshte. Prandaj keni 10 vjet rrugeve dhe 10 te tjera ashtu do jeni. Monstera te pa turp,kerkoni edhe vota ju.

    Përgjigju
  • Pelion: 26/04/2023 13:42

    O salhe ti ske ç'nxjerr se ty të ka marrë zoti mëndjen e po të morën mëndjen ti kanë marrë të gjitha.... por për kënaqsi të shpirtit tënd mëkatar thuej këllçit që ka pjerdhur më keq se ty atë gishtin të t'a fus ty në bithë për të lehtësuar sado pak dhimbjet që të kanë kllaposur ose në të kundërt t'a fusi në botën e tij,se mbase i sjell fat e merr deftesën e pjekurisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?