Berisha mbrohet me avokatë shteti, Petraj: Më telefonoi njëra prej tyre, ishte e tensionuar! Haliti: Politika e frikësuar, Meta ka ikur

26 Tetor 2023, 15:52| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 17:57

  • Share

“Drejtësia e re trondit politikën e vjetër” ishte tema e emisionit Përballje nën moderimin e gazetares Besmira Pelushaj.

Dosja Partizani dhe qëndrimi i Berishës përballë drejtësisë u komentua nga avokati Edmod Petraj, i cili tha se nuk ka shkelje procedure, ndaj Berisha po bën manovra për të shtyrë procesin.

Gjyqtarët tha Petraj mund të japin masën e sigurisë në mungesë për Berishën edhe sot!

Berisha po tallet me drejtësinë tha avokati, dhe nëse refuzon mund të merret me forcë. Petraj tha se kishte komunikuar me një nga avokatet kryesisht the ajo ishte e tensionuar.

Në orën 8 të mëngjesit një nga personat që ishte caktuar avokat kryesisht më ka marrë në telefon dhe ndihej shumë e tensionuar. Unë i thash ti je avokatë do të bësh detyrën. Ishte e tensionuar. Kjo është klima fatkeqësisht. Unë ua shpjegova teknikisht nuk është masë shtrënguese detyrimi për paraqitje.

Ish-deputeti Halit Valteri tha se koha e të paprekshmëve po merr fund, por nënvizoi se politikanët mund të përdorin precedentin Ahmetaj, dhe të largohen jashtë vendit për t’ju fshehur drejtësisë.

‘Ilir Meta nuk ndodhet në territorin e Shqipëria pasi ka indicie qarkullojnë zëra që një nga dosjet e nxehta që ka një SPAK, kanë ardhur porozi dhe mund të jetë një njerëzit që mund ti komunikohet një akuzë dhe të merret i pandehur. Mund të jetoj edh enë hënë aq shumë para që i ka vjedhur këtij vendi.’- tha Valteri.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • halla esma: 26/10/2023 18:11

    kapeni mor ate meten mos e lini te shpetoje ate shkerdhate....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?