Ballkani i Hapur, dyshja Berisha-Meta: Rama veproi si agregat i Vuçiç! Open Balkan mbaroi por jo ‘Kali i Trojës’

3 Korrik 2023, 09:56| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 16:17

  • Share

Në dyshohen opozitare Berisha-Meta ‘Ballkani i Hapur’ përfaqëson projektin simbol të asaj që ata e quajnë tradhtia e Ramës.  Ish-Kryeministri Berisha thotë se projektin e mbështetën vetëm rusët dhe Sorosi.

 “Dy persona mbështesnin fuqishëm këtë projekt. Ky ishte Sergej Lavrov, i cili nismën e Berlinit e quante Ballkani i Mbyllur i Brukselit, edhe pse përfshinte të gjashtë shtetet, bazohej në Ballkanin e shteteve sovrane dhe të barabarta, dhe jo nga Ballkani i domunuar nga hegjenomizmi serb dhe rus. I dyti ishte, Alexis Soros, kumbari i këtij projekti i cili u emërtua me titullin e një artikulli që kishte shkruar i ati në vitin 1991”

Ndërsa aleati i tij Ilir Meta thotë se tërheqja nga projekti përçarës dhe përjashtues i “Ballkanit të Hapur” është një vendim shumë i vonuar. Meta bën thirrje që të tilla vendimmarrje të mos bëhen në të ardhmen.

 “Vendimet e befta të njëanshme dhe të mbushura me propagandë dhe retorikë, në funksion të politikës së ditës dhe përfitimeve personale të çastit sjellin vetëm dëme të mëdha e afatgjata dhe fatkeqësisht Kryeministri dhe Qeveria e Shqipërisë e ka ndjekur këtë rrugë. Ndaj duhet të bëjmë kujdes sepse vërtet misioni i “Ballkanit të Hapur” ka mbaruar, por jo i “Kalit të Trojës”

Ballkani i Hapur lindi si një nismë e Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev në 2019-n. Në atë kohë në publik u pagëzua me emrin mini Shengen. Që të tre deklaronin në atë kohë se nisma synonte përshpejtimin e procesit të Berlinit në të katër liritë e lëvizjes, atë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve. Në të gjithë këto 4 vite në samite të ndryshme janë nënshkruar një sërë marrëveshjes, që sipas qeverive i kanë afruar më shumë vendet e Ballkanit."- tha ai. 

Ish kryeministri Sali Berisha ka kërkuar të rikthehet ligji i lustracionit. Berisha thotë se Kuvendi po ja bllokon qëllimisht ligjin sepse mazhoranca kërkon të mbajë peng, zyrtarët e lartë.

“Siç e dini, janë një seri nismash të grupit parlamentar të cilat kanë muaj e muaj qëmbahen në sirtarët e Lindës së parlamentit me urdhër të Edi Ramës në mënyrën më absurde, të padrejtë dhe vazhdohet sikur nuk ndodh asgjë.

Prej mbi 6 muaj, ne kemi dërguar në parlament ligjin e lustracionit, ky ligj është ai ligj që jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit e prokurorët, zyrtarët e lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm ose jo për sigurimin e shtetit por edhe largimin e tyre nga detyra. Ky ligj, është aplikuar në 1996. Në vitin 1997 ligji nuk u hodh poshtë por lustracioni si komponent i ligjit dhe vazhdoi për një kohë si i tillë. Ky ligj u rikthye në parlament në 2008 dhe me kërkesë të Ramës Kushtetuesja e hodhi poshtë. Vendimi i Gjykatës ishte antikushtetues pasi në 1996 ishte kushtetues. Këta duan të bëjnë gjahun e shtrigave, sepse këta nuk duan lustracionin. Këta duan të vendosin amendamente pra këta duan të mbajnë peng zyrtarë të lartë të cilët ligji i lustracionit do i nxirrte nga detyra. Kjo është e papranueshme për ne, kërkojmë sjelljen e ligjit.”- thotë Berisha.

Edhe Balla ka patur një koment këtë të hënë për Ballkanin e Hapur ku tha se e ka kryer misionin e tij. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Junallotusi: 03/07/2023 10:19

    Po për ata spiunat që nuk ishin bashkëpuntorë të sigurimit të shtetit por punonin për interesa të huaja UDB, KGB, etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?