Berisha: Mbështes kërkesat e pedagogëve, marrin gjysmën e pagës që kanë kolegët e tyre në Prishtinë

7 Nëntor 2022, 12:23| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 13:11

  • Share

 

Në një deklaratë për mediat Sali Berisha ka komentuar vendimin e pedagogëve për t’u rikthyer në auditorë, por që nëse nuk do t’u plotësohen kushtet do të bojkotojnë provimet e shkurtit. Berisha tha se ata kanë të drejtë me kërkesat e tyre, pasi marën gjysmën epagës që marrin pedagogët në Prishtinë.

“Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën.

E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha akuzon Shqipërinë se po eksporton krim në Britani: Akt i rëndë ndaj një vendi tjetër! I përgjigjet Rama: Llum, politikan pa dinjitet


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?