Politikë

Berisha: Lulzim Basha është kërcënuar nga ato që nuk kanë dashur që unë të hyjë në parlament

9 Shtator 2021, 21:46| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 21:58

  • Share

1630853351_1621526426berisha638x3601.jpg

Sali Berisha nuk ka zgjedhur që të flasë me emra, por sipas tij Lulzim Basha është kërcënuar nga ato persona që nuk kanë dashur hyrjen e tij në parlament, mes tyre edhe SHBA-ja.

"Ata që kanë kërkuar mos hyrjen time në parlament, me emra konkret nuk e di, por vetëkuptohet se kush janë. Një vendim të tillë ai nuk e merrte kurrë, më mirë të jepte dorëheqjen, kur nuk i del dot sovranitetit, të qenurit kryetar partie ndryshon nga institucioni, por në disa aspekte është e njëjta gjë. Nuk  synim për ta përçarë, por t'i kthyer sovranitetin. Basha ka shkelmuar sovranitetin e PD gjë të cilën ai dhe askush nuk e ka një mandat të tillë, para se të vepronte kështu Basha duhet të bënte ose referendum, ose të mblidhte Kuvendin e PD, dhe këtu të thoshte do shtojmë në statut largimin nga deputet të personave që shpallen 'Non Grata', pastaj a e votonte kongresi apo jo. Se votonte kurrë atë", tha Sali Berisha.


Lajmi kryesor:

E përjashtoi nga PD, Berisha: Vendim personal i Bashës, të jepte 5 herë dorëheqjen, u kërcënua me sanksione! Do bëj gjithçka të rikthej sovranitetin e PD, i hapur për çdo post, do jem në Kuvend


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?