Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev

Berisha kërcënon me protesta, ‘Open Balkan’ mbahet të hënën! Report Tv zbardh axhendën

18 Dhjetor 2021, 10:51| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 12:36

  • Share

TIRANË- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, do të jenë në Shqipëri në datat 20 dhe 21 dhjetor, në kuadër të samitit për nismën 'Open Balkan'. Pavarësisht thirrjeve të-ish kryeministrit Sali Berisha për protesta, duket se samiti do të vazhdojë sipas planit, me seancën plenare ditën e hënë, ku do të marrin pjesë edhe krerët e tre vendeve pjesëmarrëse.

Mësohet se punimet do të zhvillohen në ambientet e Hotel MacAlbania (ish-Sheraton) në qendër të Tiranës dhe do të fillojnë në orën 10.00. Ditën e martë, pasdite do të ketë edhe një konference për shtyp të kryeministrit Edi Rama, presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Burime pranë qeverisë bëjnë me dije se Zaev do të shoqërohet nga zv.ministri i Financave maqedonas, i cili në ditët e para të Janarit pritet të zëvendësojë Zaev në detyrën e Kryeministrit. Kësisoj duket se vazhdimësia e mbështetjes maqedonase për Ballkanin e Hapur do të  ekzistojë edhe pse kreu i qeverisë pritet të zëvendësohet shpejt.

Kujtojmë se takimi i fundit në kuadër të nismës 'Open Balkan' u mbajt më 4 nëntor në Beogradku liderët konfirmuan edhe njëherë premtimin se nuk do të ketë më asnjë pengesë në kufi për njerëzit e tyre dhe se ata do të mund të lëvizin lirisht në të tre vendet. Për 3 drejtuesit e 3 vendeve "Open Balkan" është një lëvizje që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës për qytetarët.

Nisma për bashkëpunim rajonal është përkrahur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE. Megjithatë kësaj nisme s’po i bashkohet Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, mendon se iniciativa e “mini-Shengenit” është nismë pa vizion për rajonin.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?