Politikë

'Shkëpusim marrëdhëniet nëse merr drejtimin e PD-së' Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Le të pijë kafe livadheve të qeverisë, lëvizja ime ka zgjuar shpresa në gjithë botën

10 Nëntor 2021, 19:54| Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 20:20

  • Share

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila tha se SHBA do të shkëpusë çdo marrëdhënie me PD-në nëse Berisha rimerr drejtimin e saj. Berisha tha se 'Foltorja' e tij ka marrë shumë përgëzime nga krahua republikan në SHBA, ndërkohë që ftoi ambasadoren që të dërgojë në gjykatë provat që ka kundër tij.

'Së pari, më duhet të them se Foltorja ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Unë dua t’ju informoj ju se kjo pritje për Foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike. Nuk janë më të pakëta përgëzimet që marr për këtë nismë shpëtimtare të pluralizmit nga përfaqësues të vendeve mike në Europë dhe nga nivelet më të larta politike të krahut republikan në Amerikë.

Pra për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilitdo tjetër që ka një provë dhe fakt të vetëm, e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris.Shpreh kënaqësinë time, por edhe mirënjohjen se miq, se përfaqësues të vendeve mike, se personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike se kemi prova dhe nuk i themi. Kjo ka marrë fund, ke prova, çoji përpara gjykatës.Mund t’ju them që në të dy anët e Atlantikut, miq të shquar që thonë se kanë parë dosjen, thonë se e kanë gjetur atë sine materia. Çështja e kafes, le të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë. Por jam i sigurt që do e afrojmë Shqipërinë më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im', tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Përplasja/ Berisha: Dorëzova 4200 firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, do rikthehem si kryeministër! Bardhi: Po luan blofin, s'ke mbledhur 1/4 e firmave


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?