Berisha ‘harron’ bashkimin e PD: Opozitën e drejtoj me Metën

24 Qershor 2022, 16:33| Përditesimi: 24 Qershor 2022, 16:41

  • Share

TIRANË- Bashkimi me demokratët që kanë qëndruar të distancuar nga lëvizja e tij, nuk është më në axhendën e Sali Berishës. Partnerin kryesor për të arritur të përmbushë sloganin “Më të hapur, më të fortë e më të bashkuar” ka gjetur Ilir Metën, me të cilin thotë se do të drejtojë frontin opozitar.

 “Jemi takuar disa herë me Ilir Metën, mirëprites kontributin e tij dhe LSI-së në opozitarizmin ndaj Edi Ramës. Do jetë një front me bashkëdrejtim”, tha Berisha.

E në këto kushte, për të, deputetët që e kundërshtojnë janë as më pak e as më shumë, veçse kopje e Lulzim Bashës.

“Alibasha është varianti biss i Lulzim Bashës në raportet me Edi Ramën. Veçse një gjë ka ndryshuar, që Lulzim Basha bënte ndonjë telefonatë me Ramën, këtyre të tjerëve i përgjigjet Taulant Balla”, shtoi ai.

Marrëdhënia mes Metës dhe Berishës dukej se ishte krisur kur presidenti në detyrë dekretoi nga Stambolli largimin nga detyra e ushtarakut të Bajram Begajt, që po atë ditë u zgjodh president. Megjithatë, më pas të dy përmes deklaratave u munduan të qartësojnë se do të jenë aleatë, duke u shfaqur përmes fotove në takime bashkë.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/06/2022 00:54

    Vetem ky i ka mbetur qe eshte i gatshem te bashkepunoje me te,por dhe kjo derisa keta macoke pleq te mbyllen ne te njejtin kafaz dhe pastaj do te rifillojne te cjerrin e te kafshojne njeri-tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?