Berisha e zbulon pa deshje, pyet Reja-n: I ke thënë Hysajt që jam unë kapiteni? (VIDEO)

10 Nëntor 2020, 15:14| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 16:29

  • Share

Në kombëtaren shqiptare duket se ka një çështje që lidhet me kapitenin. Kjo është zbuluar padashje në konferencën për shtyp të zhvilluar sot nga kombëtarja në prag të ndeshjes me Kosovën.

Siç dihet shiritin e mban Hysaj, por sot krah trajnerit u paraqit Etrit Berisha, i cili edhe vetë është befasuar nga kjo zgjedhje. Pa kuptuar se mikrofonat ishin ndezur, portieri që aktivizohet me Spal, ka pyetur trajnerin nëse e ka lajmëruar Hysajn për këtë zgjedhje.

Berisha: “Ke folur me Hysajn?”

Reja: “Si?”

Berisha: “Ke folur me Hysajn për çështjen e kapitenit?”

Reja: “I kam thënë gjithmonë se ti je kapiteni. Pse?”

Berisha: “Po, sepse..që ta dijë dhe ai…që të mos kemi paqartësi…Flasim më vonë!”

Nuk dihet saktësisht përse Reja ka ndëshkuar Hysajn, por ekzistojnë dy hipoteza. E para për kartonin e kuq që shkodrani mori ndeshjen me Lituaninë, duke lënë ekipin me 10 lojtarë dhe e dytë për shkak të prezencës në fejesën e Roshit, që u bë një çështje në kombëtare.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?