Celibashi s'e lejoi të futet në zgjedhje nën siglën e PD, Berisha: Në orët në vijim do finalizojmë koalicionin e fuqishëm

15 Mars 2023, 14:25| Përditesimi: 15 Mars 2023, 15:11

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur komisioneri i KQZ-së, ilirijan Celibashi vendosi të mos ta regjistrojë në zgjedhje, Berisha me kandidatët e tij pa parti me logo e vulë do të strehohet tek partitë e tjera. Në një mbledhje me grupin parlamentar të Rithemelimit, Berisha paralajmëroi në afatin e fundit futjen e kandidatëve nëpërmjet partive aleate për zgjedhjet e 14 majit. Ish kryeministri e cilësoi koalicionin e tij si bashkimin që do i japë goditjen e madhe kryeministrit Rama. Ai pritet tw zyrtarizojw koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

“Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e rëndësishme me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij goditjen fatale më 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë do u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Ramës.”- tha Berisha.

Berisha vijoi akuzat kundrejt grupit të Enkelejd Alibeajt ku sipas tij janë në shërbim të Edi Ramës. Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Edhe pse kryetari i komanduar u ka shtrirë dorën kandidatëve të Berishës, ky i fundit e akuzon si aleatin kryesor të Partisë Socialiste.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi që Partia Demokratike të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, pasi nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. Celibashi vlerësoi kusht të panegociueshëm për të regjistruar PD-në në zgjedhje, deklaratën solemne të angazhimit me firmë të Lulzim Bashës, pasi edhe pse ka dhënë dorëheqjen në mars të 2022, është ai figuron në Gjykatën e Tiranës ende si kryetar. 

Tashmë grupimi Alibeaj i është drejtuar KAS, ndërsa Sali Berisha nga ana tjetër pa një parti të tijën, pritet të zyrtarizojë koalicionin me Metën dhe dy aletatët Vangjel Dule e Nard Ndoka, për të kapur 15 marsin, afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve. 

Ora 14:36
Berisha: Alibeaj po futet në zgjedhje vetëm për të ndihmuar Ramën, si të kem besim te ‘Pallat Kapllani’ që s’do zbatojë urdhrat e PS

 

Ish-kryeministri Sali Berisha vijan akuzat kundrejt grupit të Enkelejd Alibeajt se janë në shërbim të Edi Ramës. Berisha në mbledhjen e grupit tha se Alibeaj kërkon të futet në zgjedhje me vetëm një qëllim, të ndihmojë Edi Ramën. Berisha tha se nuk mundtë ketë besim tek kandidatët e Alibeajt se nuk do zbatojën urdhrat e Edi Ramës, duke u ndalur tek Agron Kapllnaj, kandidati i Alibeajt për Mallkastrën. Berisha e akuzoi atë se merr tendera nga Rama e Veliaj, ndërsa e cilësoi si ‘Pallat Kapllani’.

“Të marrësh përsipër për të kandiduar vetëm për të dëmtuar opozitën, për të dëmtuar Ramën kjo përbën një akt shumë të rëndë personal. Unë nuk mund të imagjinoj që një njeri i lirë me dinjitet që ia lejon vetes. Unë nuk mund të kem besim te pallat kapllani, që numëron në listë 90 e ca tendera nga qeveria, tani së fundimi edhe nga Veliaj, s’do jetë i detyruar të zbatojë urdhrat. Kam besim te qytetarët, demokratët që do bashkohen do i trajtojnë këtë individë si paterica të Ramës dhe do i japin përgjigjet e merituara. Rama është në përpëlitjet e fundit”, tha Berisha.  

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Linda: 16/03/2023 07:32

    Tani qe u vulos me vulen e Ilirit ne 36 Gusht do fitoj.

    Përgjigju
  • Iris: 16/03/2023 04:00

    Tablo perfekte! Don Kishot Berisha hipur mbi Rosinant Ndoken me Dulen per samar dhe Sancho Pancho Liken nga pas te nisur ne beteja te medha kunder mullinjve me ere per te mbrojtur emrin e neperkembur nga EUREPORTER te Dylqinje Kryemadhit!

    Përgjigju
  • Eni: 15/03/2023 16:50

    Negativiteti juaj ska fund

    Përgjigju
  • Flori: 15/03/2023 16:50

    Ju do merrni goditje fatale

    Përgjigju
  • I Berish: 15/03/2023 16:48

    Sheqeren… lezet me kripe…

    Përgjigju
  • Joni: 15/03/2023 16:48

    Kot e zgjat m Sale kot lodhesh se asgje ske per te fitu as vemendje as zgjedhje

    Përgjigju
  • Dea: 15/03/2023 16:14

    Po pusho me berish,si nuk u lodhe,kur do e kuptosh qe nuk ke per te firuar me,se nuk te besojne me njerzit.

    Përgjigju
  • Anisa: 15/03/2023 16:13

    E shef ti per ndihmen e ketyre ka nevoje rama,Ka mbaruar fare pd-ja si parti.

    Përgjigju
  • Termeti: 15/03/2023 15:59

    O Sale, nuk le njeri pa marre neper goje. Fillove me Agron Kapllanaj tani.Beje pak pushim????????

    Përgjigju
  • Cubi: 15/03/2023 14:45

    Edhe ne hene te shkosh nuk te ben as zoti derman. E ke kry detyren me koh kaq ishte. Perfundimisht ke shkruar per lesh bubi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?