Sali Berisha dhe Astrit Patozi

Berisha e ftoi të rikthehej në PD, reagon Patozi: Jeni katandisur si mos më keq! Ftesa verbale pas mesnate, njësoj si njoftimi për largimin 5 vite më parë

28 Prill 2022, 09:40| Përditesimi: 28 Prill 2022, 09:51

  • Share

Ish-drejtuesi i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi i ka kthyer një përgjigje të ftohtë dhe plot skepticizëm “ftesës” aspak formale të Sali Berishës për t’u rikthyer në PD, pas përjashtimit të tij nga ish- kryedemokrati Lulzim Basha.

Me tone ironike ai ka mohuar kategorikisht mundësinë për kthimin e tij në PD, një parti që sipas tij është katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar.

Patozi ka paralelizuar ftesën për “dasmë” me njoftimin që mori disa vite më parë për “divorc” nga PD, duke thënë se të dyja ato erdhën pas mesnatës dhe në mënyrë jo formale.

“Faleminderit nuk jam në kërkim. Meqë më paska dalë emri mbrëmë dhe media është shprehur shumë e interesuar, e gjeta të udhës të jap një përgjigje të shkurtër. Faleminderit, që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë. Ndjehem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

Por meqë ftesa verbale për "dasêm" qenka bërë pas mesit të natës, kujtoj se e njëjta gjë ka ndodhur edhe 5 vjet më parë, kur na larguan. Natyrisht, pa votë dhe pa mbledhje forumesh politike. Të paktën, orën mund ta kishin ndërruar. Se në dorë vetë e kishin, si atëherë edhe tani.”, shkruan ai.

Mbrëmjen e djeshme pas 4 orësh mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha ka ftuar në Kuvendin e 30 prillit të gjithë demokratët e “larguar” dhe “përjashtuar” nga Lulzim Basha, mes të cilëve ka qenë dhe Astrit Patozi.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loran shehu: 28/04/2022 11:07

    Ore po ty kush te ftoi nje her ,ca lidhje ke ti me PD ne ik mos i jep rendsi vetes ate be

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?