Ish kryeministri, Sali Berisha, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

Berisha e akuzoi se kishte nxjerrë viza për trafik të vajzave moldave, shtyhet seanca e padisë së Ballës në GJKKO! Mungon avokati i kreut të Rithemelimit

16 Shkurt 2023, 09:38| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 09:50

  • Share

Është shtyrë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ku Balla ka paditur Sali Berishën dhe Floriana Garon për akuzat që ish kryeministri bëri ndaj tij në seancën e fundit parlamentare duke deklaruar se deputeti i PS ishte marrë me prostitucion dhe me nxjerrjen e vizave për vajzat moldave.

Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mosparaqitja e avokatit të Berishës në seancë.

Në seancën plenare të 13 shkurtit gjatë fjalës së tij Berisha, hodhi akuza direkte drejt Ballës duke thënë se ky i fundit kishte nxjerrë viza për trafikun e vajzave moldave dhe se kryeministri i atëhershëm Fatos Nano e kishte shpëtuar.

Pas përfundimit të seancës plenare, Balla në deklaratë për mediat, tha se do të padiste Berishën në GJKKO dhe kërkoi që ky i fundit t’i paraqiste provat e tij në seancën që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?