Politikë

Berisha denoncon Gazment Bardhin e Gjekmarkajn: Kanë shkuar në Milano për modë dhe të blejnë rroba tek Zara

6 Nëntor 2021, 11:38| Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 11:41

  • Share

Portali i familjes Berisha, duke u bazuar tek disa foto të publikuara në rrjet, ka denoncuar disa deputetë të PD, se kanë shkuar në Milano për të blerë rroba.

“Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë vizituar Milanon, qyteti më i shtrenjtë në Italinë e Veriut dhe njëherazi kryeqendra europiane e modës.

Në krye të deputetëve demokratë është Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Bashkë me Gazment Bardhin, në fotot e publikuara në internet ndodhet edhe deputeti i Lezhës, Agron Gjekmarkaj (mban maskë), ai i Lushnjes, Saimir Korreshi, deputeti i Kukësit Flamur Hoxha, i Matit, Kreshnik Çollaku si dhe deputeti i Devollit, Bledjon Nallbati.

Ata janë fotografuar nga një shqiptar rezident atje, në një prej lokaleve më të shtrenjta të Milanos i cili në fotot e dërguara në redaksinë e JOQ shkruan se vetëm fatura e pijeve që konsumuan deputetët shkoi 250 euro.

Me rastin e kësaj vizite deputetët nuk kanë harruar të bëjnë edhe shoping, te dyqanet e shtrenjta të Zara-s në Milano

Mësohet se deputetët kanë udhëtuar këtë të premte drejt Italisë, nisur nga fakti që ata munguan gjatë punimeve në komisionet parlamentare ditën e sotme.

Nuk dihen arsyet e vizitës së deputetëve demokratë me Gazment Bardhin në krye, në Itali, ndërsa zyrtarisht nga PD nuk ka ndonjë njoftim”, shkruan ky portal.

Është për të qeshur në fakt, por ia arritëm edhe kësaj dite, që Berisha të denoncojë deputetët e PD./ Gazeta "Tema" 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Foni: 06/11/2021 13:55

    Po mor po mor sali ....se ti ecen me kepuce te grisura....ti dukesh varur ne mes te tropojes per vjedhjet e bera ndaj shqiperise ...dhe te konfiskohet pasuria. ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?