Sali Berisha dhe Charles Black

Berisha angazhon lobistin Charles Black për të hetuar shpalljen e tij non-grata në SHBA! Po pse e bën falas?

29 Prill 2023, 09:53| Përditesimi: 29 Prill 2023, 12:37

  • Share

TIRANË- Rreth një javë më parë më 21 Prill të këtij viti kompania e lobimit “PRIME Policy Group” deklaroi në SHBA se kishte pajtuar një klient të ri, Sali Berishën. Lajmi u bë publik në orët e para të mengjësit në Tiranë pas një publikimi të Politico.

Kontrata e Berishës me kompaninë “PRIME Policy Group” është publikuar dhe zyrtarisht, gjëja e parë që të bie në sy është fakti se kjo kontratë është “pro-bono”, çka do të thotë se kompania amerikane “PRIME Policy Group” (PPG), do ndihmojë Berishën mbi baza krejtësisht vullnetare pa përfshirë asnjë pagesë apo detyrim direkt ose indirekt.

Drejtuesi i kompanisë lobiste amerikane PPG është Charles R. Black Jr., ai rezulton se ka punuar këshilltar në fushata elektorale për disa ish-presidentë amerikanë, duke nisur me Reganin, Bushët, kandidatin McCain etj.

Këto të dhëna sugjerojnë se lobisti i zgjedhur nga Berisha ka takate në linjën e vjetër republikanëve duke nisur që me Reganin. Charlie R. Black Jr. ka patur më herët dhe një kompani lobimi në ortakëri me Paul Manafort, ish bashkëpunëtor i Donald Trump, hetimi i të cilit bëri bujë në SHBA në kuadër të dyshimeve për influencë ruse.

“Kongresi amerikan merr rregullisht raporte nga Departamenti i Shtetit për motivet mbi të cilat një zyrtar i huaj shpallet non-grata, por në rastin e Berishës motivet janë të panjohura”, – ka deklaruar Black Jr. në një deklaratë ku i bën thirrje ligjëvënësve amerikanë të zbardhin motivet e shpalljes non-grata të Berishës.

Më tej ai shton në deklaratë se: “Diku mund të gjendet ndonjë dosje apo informacion i klasifikuar mbi Berishën që hedh poshtë këtë që unë po them, unë nuk e di çfarë ka konkretisht, ndaj dhe po bëj përpjekje për të angazhuar njerëz të përgjegjshëm që të hedhin dritë mbi këtë dosje.”

Më tej në deklaratën e tij mbi këtë angazhim Lobisti Charlie R. Black Jr. thotë se ai e ka njohur Berishën për shkak se kompania e tij ka punuar me qeverinë shqiptare kur Berisha drejtonte vendin.

Lobisti theksoi se Berisha ka luajtur rol në rreshtimin e Shqipërisë në aleancën e NATO-s dhe përpjekjet për futjen e Shqipërisë në BE, duke shtuar se “zërat se Berisha është nën ndikimin e Kremlinit më duken pa lidhje me çfarë unë kam kuptuar kur e kam njohur atë njeri (Berishën) dikur”.

Baza e angazhimit të lobistit amerikan do të jetë dhe verifikimi nëse ka patur ndonjë lidhje mes aktivitetit të ish-drejtorit të FBI-së Charles McGonigal dhe shpalljes non-grata të Berishës, ndonëse nga dosjet penale e prokurorëve amerikanë në Washington dhe New York, McGonigal rezulton se ka luajtur rol në hetimin e një kontrate lobimi të Lulzim Bashës, dhe të paktën në dosjet penale në fjalë Berisha nuk rezulton askund

Mirëpo, pyetja që lind është, pse Charles Black po e bën falas?/ Hashtag.al

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Kontrata e lobimit

Ora 10:47
Berisha i zgjedh shokët si vetja/ Kontrakton lobistin e tiranëve më mizorë të botës (VIDEO)

Ndonëse pati deklaruar se do të priste vendimin e gjyqit në Francë kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Sali Berisha ka kontraktuar së fundmi lobistin Charlie Black për të hetuar shpalljen e tij “nongrata”.

Ajo që bie në sy është pikërisht zgjedhja e Berishës, duke ia besuar lobimin një personazhi të njohur për shërbimet e tij ndaj tiranëve më mizorë të botës.

Në vitin 1980 Charlie Black bashkëthemeloi firmën lobuese me bazë në Uashington (BMSK).

Kështu, gjatë administratës së Reganit, presidenti i atëhershëm i Filipineve, Ferdinand Marcos ishte një nga klientët e Black. Marcos u përpoq të vidhte zgjedhjet dhe u desh ndërhyrja e Regan që kompania e Black të hiqte dorë urgjentisht nga shërbimet për këtë tiran mizor.

Marcos hyri në histori si gjakatari që ekzekutoi qindra mijëra bashkëqytetarë të tij.

Mobuto Sese Seko në Republikën e Zaires (ish shtet Kongolez) ishte gjithashtu klienti i tij.
Teksa Departamenti i Shtetit po inkurajonte Mobuto që të mbante zgjedhje parlamentare të lira, ai hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve dhe u bë diktator famëkeq.

Mobuto vari publikisht në litar kundërshtarët e tij politikë.

Lëvizja MoveOn.org e akuzoi drejtpërdrejt lobistin Charlie Black se ai “bëri miliona duke lobuar për tiranët më të këqij në botë”./ Lexo.al

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?