Berisha: Ahmetaj po kërcënon nga 'arratisja'! Dakos i çuan policinë t'i thonin të ikte, refuzoi! Meriton dekoratë

19 Korrik 2023, 14:35| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 15:05

  • Share

Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka ndihmuar në ‘arratisjen’ e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së, Berisha iu rikthye edhe një herë fjalimit publik të mbajtur nga Edi Rama ditën kur kuvendi firmosi autorizimin për ti hapur rrugë SPAK drejt arrestimit të Arben Ahmetajt

“Ju e dëgjuat në fjalën e tij 16-minutëshe, kreu i organizatës kriminale të inceneratorëve, nuk shqiptoi njëherë fjalën arratisje. Ajo për Edi Ramën nuk ka ndodhur, sepse e ka porositur vetë. Shtetit i arratiset zyrtari i dytë më i lartë i ekzekutivit. Për bosin e organizatës kriminale, kjo nuk ka ndodhur. Ndaj dhe me një paturpësi dhe cinizëm ekstrem, rrahte gjoksin, fliste për drejtësinë me ministrat në arrati dhe nuk fliste për arratinë dhe paturpësinë në një mungesë totale respekti ndaj qytetarëve” tha Berisha.

Berisha komentoi dhe atë që e quajti  ‘arratisje të shekullit’ largimin e Ahmetajt, dhe bëri një paralelizëm me rastin e Vangjush Dakos i cili nuk u largua por u dorëzua vetë në policë për tu përballur me akuzat. Sipas Berishës, Ahmetaj nga atje po kërcënon se do të flasë.  

“Në një papërgjegjësi të plotë, në një apel të hapur për secilin nga zyrtarët e tij që të arratisen në rast se thirren nga drejtësia. Gjushi meriton një dekoratë që nuk u arratis. Shikoni Gjushin dhe i çonin policinë, që ti thonin të ikte. Por Gjushi nuk iku, pse, e di ai vetë. Kurse ky, i arratiset dhe nuk flet asnjë fjalë, çka do të thotë se ju të tjerët, njëri pas tjetrit. A ka kjo paturpësi, hipokrizi dhe cinizëm më të madh ndaj shqiptarëve? Afera e inceneratorëve është afera e inceneratorëve, sikundër arratisja e Ahmetajt është arratisja e shekullit”

Berisha akuzon qeverinë se po synohen të fshihen përgjegjësit e vërtetë që lejuan inceneratorët.

"Sot propaganda e Edi Ramës është sulur e tëra për të fshehur me çdo kusht, përgjegjësit e vërtetë të organizatës kriminale. Sot bëhet gjithçka, që afera qindra milionë euro e plehrave, t’iu atribuohet tre personave: Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugalles"

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?